
Policia ka vënë në pranga ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili një ditë më parë shkaktoi dy aksidente dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se ai po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Nga dy aksidentet e shkaktuara prej tij u plagosën dy persona, të cilët fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.” – njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtesjshme.
Lini një Përgjigje