Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë në spital 24-vjeçari

4 Maj 2025, 08:57Kronika TEMA
Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë në

24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.

Pesë persona mbetën të plagosur një ditë më parë pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, nga një breshëri arme që është derdhur drejt 4 të rinjve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh në Laç, ndërsa plumbat kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila po shiste në trotuar.

Nga burime thuhet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri dhe autori ka qëlluar me armë automatike drejt një makine ku ndodheshin 4 të rinj.

I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa burime thonë se policia ka arritur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij.

Të plagosur nga të shtënat mbetën shtetasit Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj dhe Gerald Bitri, cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

 

2 Komente

  1. B
    Burg

    Kolumbi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku është shteti

      A ka shtet?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje