Përtej lemerisë së tragjedisë së Vlorës

8 Gusht 2023, 19:15Kronika TEMA
Përtej lemerisë së tragjedisë së Vlorës

Nga Ylli Pata

Ngjarja e tmerrshme e Vlorës prej 48 orësh po gozhdon opinionin. Ca më shumë edhe prej transmetimit të videos makabre të momenteve të fundit të jetës së viktimës, Armando Meshau, një qytetar i Vlorës që merrej me tregun e ndërtimit.

Ngjarja në të gjithë kuptimin e saj është një horror i vërtetë. Por si të gjitha ngjarjet tragjike, ajo kërkon kronikën e saj të hollësishme për të ardhur tek fundi i tmerrshëm. Personi që ka shkaktuar traumën që solli vdekjen është arrestuar menjëherë e ndodhet në polici i shoqëruar, e sipas gjasave edhe i arrestuar nga organi i akuzës.

Përtej kronikës, apo reagimit reaktiv të policisë pas ngjarjes tragjike, e gjithë kjo histori ka një kërcitje, e cila vijon të bezdisë, por pa asnjë reagim që duhet ta kishte që në momentet e para.

Personi që ka kryer rrahjen tragjike është i biri i një funksionareje shumë të lartë shtetërore, anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. E mediat po flasin për të birin që prej ditës së djeshme si një sekser pronash.

Por e ema nuk folur deri më sot publikisht, të paktën të ngushëllojë familjarët, e më pas të jepte dorëheqjen nga posti shumë i lartë që mban në organin qeverisës të një institucioni si Prokuroria.

Ndërkaq, logjikisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duhet të ishte mbledhur e të kishte dhënë një qëndrim e jo të lejojë të gjithë institucionin që të sulmohet vazhdimisht nga një ngjarje banale që nuk ka lidhje me prokurorinë.

Kemi të bëjmë me një qëndrim etik në këtë rast, të cilin organe të larta si ata që drejtojnë drejtësinë në të gjithë botën e mbajnë menjëherë. Madje në këto raste zbatohet një standart drastic-drakonian.

Po presidenti i Republikës, Bajram Begaj ku është? Ai është institucioni që shërben si enë komunikues mes qytetarëve dhe institucioneve, mes shtetit dhe njerëzve. Kreu i shtetit, së paku duhet të flasë për të ndarë shtetin nga sekseri, institucionin nga rrahësit e egërsuar që mbledhin plaçkë në emër të shtetit.

Natyrisht që është një ngjarje fatkeqe, një tragjedi që ka brenda saj fatalitetin që nuk pranon spekulimin në asnjë palë të saj. Por zërat për një allishverish në një lidhje me një institucion të lartë të drejtësisë janë të rënda e kërkojnë të paktën reagim.

Ka pasur dorëheqje e largime për ngjarje të rënda nga ministra e anëtarë ekzekutivi, edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi, apo lidhje me ngjarjen. Por ka ndodhur si një reagim, si një sinjal që sadopak të ndikojë në uljen e dhimbjeve që hapin ngjarje të tilla tragjike.

Por këtu jemi në një hap më lart sesa ekzekutivi, jemi në majën e majës së shtetit. Aty ku ekuilibri kërkon një sjellje jo vetëm më qibare por duhet të jetë qelibare.

Dikush duhet të flasë e të shprehjet për këtë, e këtu dikushi janë dy: Presidenti dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

25 Komente

  1. N
    Nemesis

    Plotesisht dakord po te ky vend cudite me te medha po zgjasin 24 ore se mbulohen nga cudi te tjera. Ngushellime familjes dhe gjynah qe do e shohin ate video te lemeritshme, po na shohin syte tmerre

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une dua te di te verteten

      Nga video mesohet e VERTETA. Se ka interpretues si puna jote qe e perziejne me ctu vije per mbare. Kjo bote ka vend per te gjithe, si per te ligjshmit edhe te paligjshmit, nese mendoni se nje dite do te kete nje Bote ideale, me vjen keq por jeni naive dhe idiot. Vrasjen nuk e justifikon asgje, por kjo ishte nje vdekje aksidentale. Nese doni ta shifni bardh e zi, po ju kujtoj se viktima i ka prishur rregullat i pari, dhe cdo veprim tjeter ka qe pasoje. Edhe nje gje tjeter, sa me shume detaje rreth te vertetes qe te behen publike, shume me te veshtire do ta kene prokurore e gjukates per te dhe vendime te padrejta.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Fatmir Xhafa dha dikur doreheqjen per vellain e tij, dhe ai kishte bere biçka qe nuk kishte lidhje me Xhafën. Kishte bere diçka ne Itali, por nuk ishte sekser i Xhafës. Ky palla, ishte sekser i mamasë. Edhe vrasja ndodhi per mosmarreveshje sekseri. Moralisht dhe nga ana etike, ajo.Nuhia a Nurija se si e ka emrin, nuk mund te rrijë me prokurore. Duhet të iki vetë. Nëse ajo.pret vendimin e formes se prere, atehere nuk do ikë, do ta heqin. Ndoshta rri se merr rrogën per nja gjaxhte muaj sa të mbaroje gjyqi. Po ndenji per rrogën, ajo qenka nje fytyre e ndyre, dhe KLP duhet të veprojë. Pra dolem tek ajo qe them unë - prindi e çon vete femijën ne burg. Po të jem unë me pozicion prokuror si kjo motra e lopës, gjeja e parë që do u thosha djemve do ishte - "se mos ngaterroheni të kerkoni te Beni ndere dhe të merrni para ne emrin tim, sepse para se t'nu vrasin të tjerët, do ju rras unë brenda, me firmën time." Por kjo mamaja e do djalin me shumë nga ç'dua unë djemtë e mi. Aq shumë e do, sa e çoi ne burg per vrasje. Debile. Por ka shumë si kjo. Jane gjithë ata biznesmenë qe fitojmë para, dhe i bejne djemtë gangstera pa punuar fare. Ore, t'ju pyes. Kush e di të na thotë. AI kllufi me Audi qe vrau ate familjen e shkretë emigrante ne Greqi ne autostradën e Vlores, ku është. Atehere u tha qe ai ishte djali i atij Madanës nga Tropoja - importuesi monopolist i lugeve, pirunjve dhe thikave, qe furnizon gjithë restaurantet. Mbase gjithë eneve të kuzhines, nuk e di. Natyrisht shumë i pasur. E ka nxjerrë babi nga burgu me lekë, apo kryen denimin per drejtim të rrezikshem të makinës me pasoje vdekjen. Sa është minimumi i denimit ne Europe per "dangerous driving, causing death"? Na e tregon edhe Google, por juristët e dine me mire. Ve bast qe ai ka dale me kohën e paraburgimit. Do Isha i lumtur ta humbasë bastin. Ore, per humor. Po sikur Zaho per nje aresye apo nje tjeter të perfundoje ne pranga. Çfare do thotë Rama? "Pergjegjesia është personale?" Apo qe "Familja nuk mban pergjegjesi se çfare bën individi." Natyrisht, qe nuk ja uroj, se gjynah, dhe mbase nuk ndodh kurre qe Zaho të bëhet si Shkelzeni, por bie fjala.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i paprekshmi

        Shtetin e kane kapur mafiozet. Gjithe pjesetaret e ketij gangsteri qe vret mes dites,jane te punesuar ne organet e drejtesise dhe vende ku jane rrogat m ete larta. Nuk kane faj mafiozet,ne krye qendron kryemafiozi Edi Rama. Si i rane per hise keta sharlatane popullit shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jugu

          Nder te rrallat here qe jame dakort me ju. Ne pergjithesi je perkrahes i pushtetit dhe babezise se Rames, por ketu je treguar shume realist. Si ka mundesi nena e ketij vrasesi nuk jep doreheqjen. Si ka mundesi qe prokuroria dhe Presidenti nuk kane reaguar.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qamil Dera

            Do të ishte me shumë vlerë sikur ata që sot siguruan sufllaqen duke thirrur “hosana” për lajmin se Edos po i duket Lezha si Spanja e vogël, të komentonin edhe këtu. Kjo vrasje makabër flet shumë!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gerdeci

              Fiks fare!

              Përgjigjjuni
              1. q
                qytetari

                Qe je Yll kuptohet por qe je dhe Pate e mesova pas ketij shkrimi!Se pari ore Pate qe me kete shkrim ke bere vetem ga ga ga,ka qene zonja ne fjale qe e ka dorezuar ne organet e policise pas mesimit te ngjarrjes!Se dyti meqenese ke permendur boten e jashteme ,ai me sa mesova nga kazani mediatik ku bene pjese edhe ti si Pate personi ne fjale ishte ne moshen 33 vjeç e per rrjedhoje ai eshte i vetpergjegjeshem dhe i vetedijeshem per çka ka kryer!Ndaj ku hyn biografia e familjes ne kete mes ,se ku punojne prinderit dhe qe postin ne te cilin qenkerkan zgjedhur e paskerkan perfituar nga i biri!Yll je o Pat qe vezhdoni akoma me biografi ku po te ra babai ne burg femija duhet te shkarkohet nese mban detyra funksionale ne shtet,kur puna e tij ndoshta vleresohet me shume se jo ju papagallet me mentalitet te te shkuares por kushdoqofte sot matet punen e tij dhe veprimet personale!Vetem ne kohen e Partise denoheshe nese femija te binte ne burg apo gjate nje zenke prodhonte edhe viktime.Ja dhe nje arresye se perse ky vend nuk behet sepse ju gazetarucet vazhdoni me faje kolektive.Sa per postin e asaj zonje me sa di une ajo e ka marre se e ka merituar dhe jo nga sjellja apo edukimi i djalit o Pate!Uroj qe Presidenti Begaj mos te bjere ne nivelin tend se pastaj ne oinionin shoqeror shqipetar do te lere shume per te nenkuptuar !Se fundemi e ke qare o Pate kete flete -rrufe.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adn

                  Ky qytetari me larte jo vetem qe nuk eshte i tille por me siguri eshte nga i njëjti katund me zonjën ne fjale. Nuk ndodhnin vetem ne kohen e partise dorëheqje te tilla, por edhe sot ne vendet me demokratike te botes. Pak rendesi ka nese djali eshte 33 apo 83 vjec. Pak rendesi ka nese eshte bashkëshorti apo babai i zonjës qe ka kryer nje krim. Dorëheqja eshte detyrim qytetar pavarësisht rrethanave fatkeqe te ngjarjes. Dhe pavarësisht aftësive profesionale te zonjës ne fjale ajo nese do te ishte vertete qytetare duhet te kërkonte dorëheqjen. Kjo eshte praktika i dashur 'qytetar' ne cdo vend evropian kur flitet per njerez qe përfaqësojnë pushtetin sidomos ate te drejtësisë.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xheJ.eN.Bi

                    O qytetar ( digital ) ,thua se tërë bota të jetë infektuar nga Shqipëria e para 90- ës ,që për një rast të tillë do jipte dotëheqjen një prind me funksion të lartë . Partia nuk e " internon",po opinioni publik dhe morali ,po.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Raus

                      Te qifja mendjen o qytekar me zile

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqipe

                        Do te te shkonte me mire bandit vella i bandites…

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alban Dega

                          KE PLOTESISHT TE DRJTE QYTETARI! Faktet tua e bejne pluhur e pleh kete pacavuren e Ylli Patokut! C’faj apo pergjegjesi ligjore e ka e jema apo babai per nje 33 vjecar !?

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pika drejtesise se pavarur

                            Ajo zonja nuk ka asnje merite ashtu si dhe djali i saj qe ka kap me ndihmen e saj nje vend pellumbash! Zonja te jape doreheqjen se ka konflikt interesi!

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FSHATARI NGA PARISI

                              QYTETAR...QE VETEM QYTETAE NUK JE, YLLI PATA E KA NIK NAME SHQIPONJA, PO MIRE MORE QYTETAR A E KUPTON TI SE AI 33 VJECARI I BIRI I TE EMES FLET DHE JEP GARANCI NE EMER TE SE EMES... HEE... E DI TI APO CE DO TA DISH O QUTETAR AI ESHTE SEKSER ORE QYTETAR...DHE NE DARKE I BEN LLOGARITE ME MAMANE ASHTU SIC I BEJNE LLOGARITE TE GJITHE FEMIJET E PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE SHQIPTARE ... QE DO VIJE DITA TI KTHEJNE MBRAPSH TE GJITHA ME HIR APO PAHIR

                              Përgjigjjuni
                            2. k
                              k

                              Shtet i degjeneruar ku prokurorët e gjitha niveleve janë kapobanda krimiminelë duke perdorur forcën qe i jep zbatimi i ligjit,në ushtrim korrupsioni per interesat personalë.Përveç se janë të kprruptuar,janë absolutisht banditë dhe të fortë model mafja që duhet tu plotësosh çdo interes tyre ndryshe të kanosen dhe mund edhe të akuzojnë me akuza të shpikura. Vetëm kur trajtojnë trafikantët e drogës dhe mafjozët e vërtete shperbythen dhe hiqen si të ndershem.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mohikani

                                Merreni me te birin e funksionares, por nuk merreni me keto palo inxhinjera qe jane bere me keq se sekseret ne terren. Ku me rrjep ndonje lek shtese, ku me vjedh me materiale ndertimi ku nje pallat marketohet sikur ka x,y,z parametra e del tjeter per tjeter e vidhet, ku me rrjep me parkimet, ku me rrjep me puntoret me mure e tavane shtrember, ku me rrjep me marka betoni etj etj. Mos na hapni barkun me keta "inxhinjera" se i kemi pare mire se cfare stofe kane, jane kokrra e kopukeve dhe halabakeve qe jane me keq se ky tipi qe ja kerrciti ne grusht, sepse eshte me ja kerrcit ne grusht, jo te gjitheve, por nje pjese e mire e gjith ketij llumi qe njifet si "Elite Real Estate" qe na cau trapin me kete pastrim te pafund paresh.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqipe

                                  Te gjtha qe shkruan burimin e kane tek prokuroret,gjyqtaret,prokuroria dhe djali i saj,tek sitemi politiko-juridik ne vend gjat ketyre 32 vjeteve.

                                  Përgjigjjuni
                                2. Q
                                  Qytetari

                                  Nqs e jema e vrasesit nuk jep doreheqjen, i takon Presidentit te Republikes ta shkarkoje. Vrasesi te vuaj burgim te perjetshem, ne video eshte qarte qe eshte qelluar, por vrasja nuk ishte per vete mbrojtje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jugu

                                    A more "qytetari" qe vetem njeri nuk mund te jesh por thjesht familjar i atij krimineli qe me pushtetin e nenes bente sekserin larte e poshte per te marre ndonje hyrje pa leke, dhe kur i prishej pazari i kercenonte dhe i grushtonte per vdekje ndertuesit si ky mjerani qe vdiq ne moshe te re. Ai djali/krimineli e kercenonte me fjale ne video derisa e grushtoj, sepse nga mbrapa ka ate nene qe perdor pushtetin per te mbrojtur te birin, dhe ajo duhet te jap doreheqjen minimalishte qe te lere drejtesine te bej detyren. Cfare kafshe paska rritur dhe edukuar ajo prokurore.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      M

                                      Shtetaret, kriminelet,grabites. Kaq eshte kjo.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mos hidh shashka

                                        KLP nuk mund te beje asgje deri sa i biri i kesaj znj te deklarohet fajtor nga gjykata! I takon zonjes te jape menjehere doreheqjen se ka konflikt interesi dhe numd te ndikoje ne vendimet e prokurorise! Ty Z. Pata duhet te te beje pershtypje fakti qe femijet e zyrtareve te larte edhe pse jane te tille caktohen ne vende te tilla pune si DP e Doganave dhe bejne allishverishe nen emrin e prinderve te tyre! Ky eshte shteti"ligjor" qe ka ndertuar pushteti aktual dhe "drejtesia e pavarur"!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tutu

                                          Po nuk u be nje ligj qe te ndaloj e nepotizmin ne irganet ligjzbatuese dhe ekzekutive ( sic thonin ne kohen e xhaxhit, dy vete nga nje familje , nuk punojne be nje ndermarrje ).. nuk do behet asnjehere shtet .. familja e ketij vrasesi paska zaptuar gjysmen e prokurorise … babai kadastren e me radhe… Tek “viti i mprashte “ i Kadarese : Ikem nga xhehneti Shkuam ne xhehnet Shqiperi moj kuçke Ç’na bere verem…!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nik

                                            Sa vetë u futën në burg kur rrahën kafshërisht atë që i dha vetëm një grusht Saliut ?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. r
                                              rej qe do kape sapunin tek 313-ta

                                              Lirojeni ket bythqire patronazhist qe familjaret e te ndjerit t’ja kthejne reston ktij bythqiri patronazhist sekser qe perfiton nga pozicionet e te atit,asaj motres kurve dhe te emes buçe,te gjithe ne dikastere qe i perdorin si prona private dhe ku « shteti » dhe mediat te lidhura me te,bejne sehir.Arsyeja e vrasjes se ndertuesit eshte perdorja e pozicioneve qe mban i ati,nena,motra e ktij bythqirit rej,per ti perdorur per korrupsion dhe shantazhe ndaj te tjereve,kshuqe,ky bythqiri me se paku duhet te denohet 10 vite per vrasjen,korrupsion dhe shantazh por,dhe te gjithe familjaret patronazhiste hajdute te ktij bythqirit,duhet te shkarkohen dhe duhet qe t’ju ndalohet punesimi ne te tilla pozicione,te pakten e ema buçe,dhe i ati qe e ka perdorur si sekser ket bythqirin.Familjare te te ndjerit,edhe nese e fal drejtesia,ju mos i falni si familje.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje