Vrasja në Vlorë/ "Nuk kisha qëllim ta vrisja, ai më shau i pari", zbardhet dëshmia e djalit të anëtares së KLP

8 Gusht 2023, 09:19Kronika TEMA

Vrasja në Vlorë/ "Nuk kisha qëllim ta vrisja, ai më

Rreth 10 persona janë marr në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në orën 11:45 minuta në lagjen “Hajro Cakërri”.

Personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit.

Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me faktin e dijenisë së tyre për konfliktin për një apartament, nëse kanë patur apo jo dijeni.


I pyetur në polici fill pas arrestimit Rei Meta, në dëshmitë e tij mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Meta kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.

Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë. Meta pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes. Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar për to apo për komplet ngjarjen në fjalë. Detaje të reja priten në vazhdim.

1 Komente

  1. K
    Kazane tv me plote gojen kazane

    Habitem jo me incidentin qe perfundoje ne vdekje por me emisionin e lajmeve ne kazanet tv nese je tip sensibel kazanet tv te shkaterojne jeten shembull ne nje kazan qe kam vendosur ne hotel . Dalin titrat e shkruara .U vra nje 55 vjecar ne vlore del folse e kazanit mirmbrema po japim lajmet u vra nje 55 vjecar ne vlore kemi ne lidhje direkt nga vlora del gazetare fillone u vra nje 55 vjecar ne vlore dhe ne mbyllje te emosionit nje permbledhje u vra nje 55 vjecar ne vlore....... lajmi dyte ishte ishte u vra nje person ne rrushbull e zuri terraca keto ishin lajmet qe mund ti degjoje ne cdo 30 minuta u vra nje 55 vjecar ne vlore . Po mire mo zoterinje ky eshte televizioni Shqiperi mbjellje paniku dhe frike per te treguar qe nuk eshte vende stable keto jane lajmet ? Turpe . Po a nuk ka Shqiperia ndertim rrugesh ura shkolla a nuk ka Shqiperia rruge te prishura ura te prishura shkolla te prishura . Po a jeni qorra ju zoterinj lajmesh te shikoni rrugeve te tiranes ku ne cdo 10 metro nje qe shet misra nje tjeter ne trotuar qe lype nje tjeter i semure mendore nje rruge e prishur mjekrosha qe falen jashte xhamise me hoxhen qe te semure koken nga decibeli o zerit , kioska me llamarina te ndryshkura ,kazan plehrash qe nuk lahen dhe vendi perreth nuk pastrohet, lulishte te pa pastruara ehhhhhh kaq shume ju shqehteson nje i vdekur ne rrushbull qe e ze terraca si miun ne çark apo nje zenke rrugesh nga njerez rrugace qe perfundon me vdekje. Jeni vertete kazane tv

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje