Të dyshuar për planifikimin e një atentati, GJKKO liron Arben Spahiun e Arsen Preçin

7 Gusht 2023, 14:56Kronika TEMA

Të dyshuar për planifikimin e një atentati, GJKKO liron Arben

Gjykata e Posaccme pranon kërkesën e SPAK dhe ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje” për Arben Spahiun e Arsen Preçi. Ata ishin arrestuar si të dyshuar nga prokuroria Elbasanit për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje, si dhe armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentësh.

Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt pasi në një automjet tip BMË u gjetën armë me të cilat dyshohet se do të kryhej një atentat. Automjeti u gjet në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan.

Në çantën e gjetur nga policia brenda makinës, përveç pistoletës, u gjetën edhe dy mjete identifikimi të huaja të 53-vjecarit Arben Spahiu. Ky i fundit njihet për lidhjet familjare që ka me Erion Alibej, i akuzuar dhe i burgosur për të paktën 2 vrasje në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit vendosi fillimisht masën “Arrest me burg” për Spahiun dhe Preçin në fund të shkurtit. Trupi gjykues caktoi një afat 60 ditor për prokurorin me qëllim gjetjen e provave.

Arben Spahiu akuzohej për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Arsen Preçi  akuzohej për “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

2 Komente

  1. S
    Sara

    heu... po keta po mbajne ne burg rob se u kane gjetur biseda imagjinare ne nje aplikacion qe s'ekziston me....?!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Ca karlliku. Po armen me leje e kishte apo ci qi temen. Vetem per armembajtje pa leje sot i ha nja 7 vite burg, por me siguri keta per sjellje te mire dhe mbeshtetje ndaj foltores jane lene te lire.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje