Para, të padeklaruara, u gjetën nga Policia Kufitare në një autobus që vinte nga Italia këtë të hënë. Edhe këtë herë, vendi që zgjodhën për t’i fshehur ishte pjesa e sipërme e tavanit të autobusit, te kondicioneri.
E njëjta skemë u përdor edhe më 13 qershor të këtij viti. Autobusi u mbush plotë me 'topa' parash, të cilët më pas u zbuluan nga policia.
Të dy autobusët vinin nga linja e tragetit të Barit, ndërsa lekët ishin të padeklaruar dhe pa asnjë dokumentacion për të vërtetuar që rrjedhin nga aktivitete të ligjshme në perëndim, kryesisht nga trafiku i drogës. Për çudi, shoferët e këtyre mjeteve gjithmonë deklarojnë se nuk kanë dijeni për paratë.
Megjithatë, këto nuk janë të vetmet raste të goditura në Portin e Durrësit nga 1 janari 2023 deri më tani. Burime të Report Tv bëjnë me dije se në 8 raste të ndryshme janë arritur të kapen rreth 850 mijë euro të padeklaruara, pa përfshirë rastet me shuma më të vogla. Paratë kryesisht vijnë të fshehura në autobus, por nuk mungojnë edhe rastet e fshehjes në kamion apo edhe në vetura personale.
Por, çfarë skeme përdorin shqiptarët për të sjell para nga jashtë?
Autoritetet shqiptare kanë dyshime se paraja që hynë përmes pikave kufitare e fshehur nëpër automjete, rrjedh nga aktivitete kriminale në perëndim, kryesisht në ato të drogës. Grupe të ndryshme, zgjedhin këtë rrugë për sjelljen e tyre, edhe me shpresën e kalimit përmes ryshfetit.
Në rastin e Portit të Durrësit, janë autobus që transportojnë pasagjerë, por edhe kamion të vegjël që sjellin porosi të emigrantëve shqiptarë nga e gjithë Evropa në drejtim të vendit tonë, të cilën përdoren për të sjell edhe paranë e paligjshme. Një tjetër kategori parash që hyjnë ilegalisht në vendin tonë janë edhe ato të fituara në punë të ndershme, por në të zezë, çfarë i detyron shqiptarët që të përdorin rrugë të tilla për futjen në tregun vendas.
Në disa raste të zbuluara në aeroportin e Rinasit, shqiptarët kanë përdorur edhe të huaj për sjelljen e valutave të euros dhe kryesisht edhe paundit britanik. Për këto raste, paratë janë gjetur në trup dhe janë pikasur lehtë nga autoritetet.
si pelqen ndyresirave te pasurohet shqiptari apo noj Gjapri te Huaj qe i pedore rropsit ne uniforme si qen per interesa antishqiptare .maskarenje ,idiote lerini mer shqiptaret te pasurojne vebdin se Gjaprinjte boll na kan shkaterruar vendin
Për mua qeveria nuk duhet të pengojë paratë që të hyjnë në vend. Duam apo nuk duan ato do të rrisin mirëqënien. Më shumë ndërtime, tregtore, shitore, veprimtari bujqësore etj. Policia duhet t'i drejtojë të gjitha bateritë në luftën kundër krimit dhe drogës në vend. Amerikanët kanë një shprehje që thotë: Pas milionit të parë, paratë e tjera mund të nxirren edhe me punë të ndershme!
Policët kerkojne, sepse nje pjese i futin ne xhep. Megjithatë, pavaresisht se duket sikur është mire që të hyje paraja ne Shqipëri, keto para është me mire të mos hyjne. Keto financione perseri krimin, dhe ketyre u dhtohet me shumë oreksi. Nuk jane gangsteret ashtu si thua ti. "Po bej nje miljon", dhe pastaj po merrem me Pune të ndershme. Nje perqind jane ata. Të tjerët nuk e lene rrugen e krimit derisa te vdesin.
Nuk eshte kaq e thjeshte. Parate e padrejta do te sjellin nje sistem te padrejte. Te ndershmit fundosen dhe ligjin e bejne bosat e krimit. I gjithe morali i shoqerise shkon ne degradim. Vleresohet dhe promovohet aktiviteti kriminal. Shqiperia ka nje tendence te forte te zhvilloje kapitalizmin ne stilin brazilian, pra te formimit te nje grupi te vogel shume te pasurish dhe shtrsa me e madhe ajo e getove dhe favelas. Deri tani ka patur dy fenomene qe e kane frenuar degjenerimin social; se pari jane Ambasadat e huaja dhe nderjyrjet e vendeve te fuqishme qe e mbajne nen kontroll politiken dhe po perpiqen te mbajne nen kontroll edhe sistemin ligjor dhe ate te drejtesise. Se dyti jane leja qe u eshte dhene shqiptareve te dalin jashte shtetit duke u ndryshuar atyre jeten duke shmangur qe te kthehen ne shtresa te pervuajtura te shoqerise. Shqiperia duhet te synoje zhvillimin e nje kapitalizmi te qendrueshem dhe funksional, perndryshe eshte FUNDI. Popullit shqiptar i mungon reagimi i ndergjegjshem politik (kujto 97'). Kjo vihet re edhe tek dy komentet e para qe me lehtesi mendojne qe krimi do te sjelle begati ne vend. Te gjithe duhet te kuptojme qe zhvillimi duhet te vije gradualish, me rregulla, sundim te ligjit dhe respektim te te drejtave te njeriut.

Ku shkojne keto para qe sekuestrohen valle?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????