Një apartament “molla e sherrit”, zbardhet dinamika e rrahjes për vdekje të ndërtuesit në Vlorë

7 Gusht 2023, 15:06Kronika TEMA

Një apartament “molla e sherrit”, zbardhet dinamika e rrahjes

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi qytetin e Vlorës këtë të hënë, ku mbeti i vdekur një 55-vjeçar.

Viktima, ndërtuesi Armando Meshau ka qenë në një kancelari për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër, që ka qenë në të njëjtat ambiente.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve, ku shkaku mësohet se ka qenë një banesë.


Meshau ka debatuar me personin në fjalë, duke e ofenduar dhe duke i thënë që nuk ka për ta marrë apartamentin, duke përdorur fjalë banale.

Më pas sherri ka degraduar deri në dhunë fizike, ku autori e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend.

5 Komente

  1. p
    poshte budallenjte

    Ja që i doli fjala Armandos... Ai tjetri nuk ka për ta marrë kurrë apartamentin ! Zgjidhje fantastike e hallit. Ndërtuesi i apartamentit shkon në varr,blerësi përveç se shkon në burg u lë pas të afërmëve edhe një ngatërresë mbi shpinë.

    Përgjigjjuni
    1. J
      John Qelbashi

      Nevoje uleritse denimi me vdekje. Gazetat Amerikane shkruanin die qe ne Greqi vetem jane 800 shqiptare te denuar per droge dhe ritmi nuk bie. Denimi nuk pi uje. Jemi popull me difekt gjenetik.

      Përgjigjjuni
      1. J
        John Qelbashi

        Nevoje uleritse denimi me vdekje. Gazetat Amerikane shkruanin die qe ne Greqi vetem jane 800 shqiptare te denuar per droge dhe ritmi nuk bie. Denimi nuk pi uje. Jemi popull me difekt gjenetik.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ish pronare toke!

          Ndertuesit jane nga rraca me e ndyre ne kete bote por edhe disa nga pronaret e trojeve jane “dru me pre”. Kam pas qene vete pronar toke ne Tirane ndeshje lloj lloj legenash njeri me i ndyre se tjetri. Te vendosnin ca kontrata perpara te mbushura plot klauzola mashtruese. Une jam vet jurist edhe propozimet e mia per ta rregulluar kontraten nuk pranoheshin madje me hidhnin edhe pronaret e tjere te tokes kunder. Ne fund u detyrova te kerkoja vetem te shisja pjesen qe me takonte sipas vleres se tregut. Mora leket edhe ika. Te gjitha pronaret e tokave qe ngelen u mashtruan edhe tani bredhin gjyqeve.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Primitivë! E ç’të thuash tjeter per njerez qe nuk komunikojne dot me fjalë?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje