
Arrestohet autori i dyshuar i sherrit me një viktimë në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës vuri në pranga autorin e dyshuar, pranë zonës së Lungomares.
Nga sherri humbi jetën një 55-vjeçar me profesion inxhinier. Bëhet fjalë për Armando Meshau.
Viktima dhe autori i dyshuar u përfshinë në sherr pranë Gjykatës së Vlorës.
Policia e Vlorës ka ngritur disa pista hetimi, ndërsa shkak kryesor dyshohet se janë konfliktet pronësore dhe borxhet mes viktimës dhe autorit.
Nje Falenderim si gjithmone duhet te Falenderojme Policine kudo qe po ben nje pune te shkelqyer per ne te tilla raste..( Krimi ) Ju lumnte ..Zoti ju rujte dhe shteti do Zoti jua shperblen...