Pjesë e organizatës së trafikut të kokainës në Itali, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

22 Shkurt 2024, 14:17Kronika TEMA
Pjesë e organizatës së trafikut të kokainës në

Shtetasi Blerim Rushitaj alias Blerim Myftaraj, 27-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të enjte në qytetin e Vlorës.

27-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Purpose”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

B.R. alias B. M., 27 vjeç.


Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje