Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku 23 vjeç janë arrestuar nga Policia e Durrësit lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Spitallë ku dy familje u konfliktuan njëri-tjetrin për motive ende të paqarta.
Rodriko Elezi akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka plagosur rëndë me thikë 47-vjeçarit M. Dubraku, gjithashtu babai i të arrestuarit Aldo Dubraku.
Aldo Dubraku akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me grushe duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë 46-vjeçarin R. Elezi, babai i të arrestuarit Rodriko Elezi.
“Plagosën rëndë 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).
Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Durrësit.
Lini një Përgjigje