Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, identifikohet autori i ngjarjes në Lushnjë

30 Mars 2023, 19:42Kronika TEMA

Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, identifikohet autori i ngjarjes

Armand Hasalla është autori i plagosjes së 60 vjeçares, Bajame Seneja në fshatin Ballagat të Lushnjës.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalet e qytetit të Lushnjës.

“Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnje, është plagosur me armë zjarri në këmbë Bajame Senej, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, tha policia në njoftimin për mediat.


Plagosja e gruas dyshohet se vjen si pasojë e një sherri të nisur 2 vite më parë, mes dy fiseve Hasalla. E plagosura këtë të enjte është motra e Kastriot Hasallës, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla, më 29 Korrik të 2021-shit.

Lini një Përgjigje