Sherr mes nxënësve në një shkollë në Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

30 Mars 2023, 16:53Kronika TEMA

Sherr mes nxënësve në një shkollë në Tiranë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paskuqan, ku dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha”. Një 15 vjeçar ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij. Autori i ngjarjes është shoqëruar në polici.

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

2 Komente

  1. k
    k

    Tani është stina kur theren malokët?

    1. H
      Hajro Çini akademik

      Para Cecenia . Para Grozny ër tëj

      Lini një Përgjigje