Dy vite nga operacioni “Basso profilo” i cili zbardhi afera korruptive të eksponentëve mafiozë mes Shqipërisë e Italisë, Antimafia Italiane ka sekuestruar pasurinë e një prej të arrestuarve i akuzuar si kreu i këtij organizimi kriminal që për llogari të padrinove kalabreze pastronte paratë e pista me aktivitetet e tij sipërmarrëse.
Hetime gjatë këtyre dy viteve kanë çuar Antimafian italiane në ekzekutimin e këtij urdhri me tregues të fortë që kjo pasuri me vlerë 4 milionë euro është fryt i aktiviteti të paligjshëm të Ndranghetas.
Hetimet e Antimafias Italiane vazhdojnë dhe pse kanë kaluar dy vite nga operacioni i Antimafias Italiane “Basso Profilo”, i cili zbardhi bashkëpunimin mafioz mes Shqipërisë e Italisë, me aktivitet korruptiv e sipërmarrës të emrave të Guardia di Finanza italiane, politikanë kalabrezë, sipërmarrës italianë e shqiptarë, e eksponentët të mafias Ndrangheta.
Nën firmën e prokurorit të Antimafias së Catanzaros Nicola Gratteri e të Kreut të Antimafias italiane Maurizio Vallone është ekzekutuar sot sekuestrimi paraprak i një pasuri me vlerë 4 milionë euro ndaj një prej të arrestuarve me profesion agjent pasuri të patundshme (imobiliar) i akuzuar si promotor i këtij organizimi mafioz përbërë nga shoqëri fiktive me pronarë fiktivë të cilat lëshonin fatura të paekzistueshme për të pastruar paratë e familjes mafioze të cilës i përkiste.
Sipas Antimafias italiane personi i arrestuar pasuritë e të cilit janë sekuestruar sot prej vitit 2015 i përkiste klanit mafioz Trapasso njohur si ndrina kalabreze e San Leonardo del Cutro.
Hetimet kanë zbardhur se i arrestuari përmes aktivitetit të tij sipërmarrës ka dhënë një kontribut në aferat ekonomike të këtij kalni.
Personi në fjalë ka investuar paratë e pista të ardhura nga trafiqe të paligjshme në sipërmarrje të ndryshme për të kryer riciklminin e tyre si dhe menaxhonte sistemin e fajdeve për llogari të ndinës kalabreze.
Hetimet në vazhdim të antimafias italiane kanë vërtetuar se ky person është në kapo i këtij organizimi mafioz që lëshonte fatura falso për llogari të mafias kalabreze ndrangheta e familjeve mafioze të San Leonardo di Cutro.
Vlera 4 milionë e pasurisë së sekuestruar sot përbën 4 kompani të mëdha ;
– “GRT Srls” e cila menaxhonte një restorant e një pub mjaft të njohur në zonën e Catanzaros, si dhe 2 automjete luksoze për llogari të kësaj kompanie.
– “Gimobiliare Srls” e cila menaxhonte një kompani shit blerje pasuri të patundshme
– “Non solo permute serivizi immobiliare” që menaxhonte dhënien e kredive për blerje të pasurive të patundshme.
– “Gisaste” kompani së bashku me dy autoveture lluksoze.
Janë sekuestruar gjithashtu 31 banesa, 3 sipërfaqe toke, 3 autoveture, 2 motorra si dhe të gjitha llogaritë bankare e postale të tij e të familjarëve të tij.
Mega operacioni i Antimafias së Katanzaros ekzekutuar në janar të 2021 çoi nën masa ndalimi e nën hetime të një numri të madh personash , eksponentë mafiozë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, e sipërmarrës, politikanë, profesionistë e funksionarë publikë.
Aktiviteti kriminal i tyre kishte investuar në Shqipëri përmes lidhjeve korruptive me politikanë e funksionarë shtetit. Në dosjen eksluzive voluminoze të siguruar nga Guardia di Finanza dokumentohet takimet mes një funksionari të Guardia di Finanza Italiana (aktualisht në pension) dhe Kreut të Policisë Shqiptare, një zëvendësministri shqiptar e një sekretari shteti, për të investuar në Shqipëri nga sipërmarrës të lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta. Dokumentohet gjithashtu afera për ngritjen e një gratacele shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku duhej paguar 20% e shumës për të marrë tenderin
Mega operacioni i koduar “Basso profilo” (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 trupa të Antimafias italiane, e 170 forca policore nga Guardia di Finanza e Policia së Shtetit e ka ekzekutuar 50 masë ndalimi janë vënë , 35 persona janë vënë në arrest shtëpiak, 13 në burg, e 2 persona me detyrim paraqitje. Mes tyre janë dhe 7 shtetas shqiptarë, një prej të cilëve është femër.
RTV ORA zbardh ekskluzivisht emrat e tyre e disa nga aferat korruptive.
Bashkëpunim e pjesëmarrjeje në aktivitet mafioz, afera korruptive me funksionarë publikë e sipërmarrës, abuzim me detyrën, kërcënim mafiozë, trafiqe kapitalesh të paligjshme, mashtrime fiskale në dëm të shtetit, mashtrim informatik, krim tatimor, pastrim parash, shkëmbime favoresh elektorale, “presta nomi” kompanive fiktive, nxjerrje të sekretit profesional janë akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve të megaoperacionit të antimafias italiane i koduar “Basso profilo”.
Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish nën tenent i Guardia di Finanza Italiane me lidhje me element shqiptarë e me njohje e interesa në Shqipëri si dhe janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një eurparlamentar.
Gjithashtu është identifikuar afera e investimeve për ndërtimin e një gratacele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar tenderin.
Ky grupim kriminal në veprim me ndrinat e mafias kalabreze Ndrangheta, ishte shtrirë në të gjithë territorin kalabrez e ishte strukturuar mbi një formulë kriminale me një evazion sistematik të taksave përmes kompanive fiktive e operacioneve financiare të paekzestiueshme.
Sektori i preferuar i tyre ishte ai i instrumenteve mjekësore të mbrojtjes personale si maska, doreza, kaska oksigjeni etj.
Për veprimin e aktivitetit të tyre korruptiv kishin ngritur disa kompani fiktive në pronësi të personaleve fals, “preta nomi” shtetas shqiptarë e italianë që zgjidheshin nga mafia kalabreze ndrangheta e që hapnin e mbyllnin kompani biznesi të paekzisstueshme. Është dokumentuar se “Pronarët” shqiptarë të kompanive kanë mbërritur nga Durrësi në Bari ku janë pritur nga bosat ndraghetistë e më pas janë shoqëruar në Catanzaro ku janë pajisur me kode Nipt tatimore italiane. Përmes dokumentacioneve të firmosura nga noteri ata janë bërë pronarë të kompanive të pakezistueshme që shërbenin vetëm për pastrimin e parave të mafias kalabreze Ndrangheta.
Në dosjen hetimore e informacionin ekskluziv të siguruar nga RTV Ora, Prokruri i Animafias Nicola Gratteri së bashku me prokurorët Paolo Sirleo e Veronica Calcagno kanë kërkuar masa ndalimi dhe për shtatë shtetas shqiptarë.
Në krye të këtij grupimi kriminal qëndronte sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “princi”, me lidhje të ngushtë me të gjithë bosat mafiozë të ndrineve kalabreze të përfshira në këtë operacion e i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri.
Dosja hetimore mbi 1000 faqe dokumenton mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike, 1800 llogari bankare në vëzhgim e 388 mijë operacione financiare.
Në dokumentet eksluzive të RTV ORA, zbardhet se një nëntenent i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri. Ish nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente cëlësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e Administratës Publike me qellin hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.
Aktiviteti sipërmarrës në Shqipëri i interesonte dhe politikanëve e funksionarëve kalabrezë Tomaso Brutto e Saverio Brutto, baba e bir. Tomaso Brutto është këshilltar në komunën e Cattanzaros e Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.Tomaso e Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio GALLO.
Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.
Nga përgjimet e antimafias , politikani italian Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në ëktë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole.
Në një tjetër përgjim të antimafias, në takimin e dytë të zhvilluar mes tyre, më 24 prill 2017, ish funksionari i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro siguronte se kishte lidhje të mirë me Shqipërinë e se për të të bërë biznes duhej paguar ryshfete. “duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…” thotë ai në këtë bisedë.
Aktiviteti sipërmarrës i tyre në Shqipëri u inaugura më 22 qershor 2017 e pikë referuese ishte djali i funksionarit të Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro.
Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponetit të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico seketrar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias.
Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.
“Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njeri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”. Në biseda shfaqet dhe ermi i eurdeputetit Lorenzo Cesa që siaps tyre “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipëri për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”
Pozicioni i Europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri e kryesisht në sektorin e sistemit mjekësorë, në klinika, spitale në tregtimin e instrumenteve mjekësore etj.
Investimet në Shqipëri ishin shtrirë dhe në sektorin e ndërtimit.
Në rrjedhën kronologjike të dokumentacionit të Antiamfias evidentoeht dhe takimi që financiari Ercole d’Alessandor kishte zhvilluar me Kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, me një zëvendësministër, me një nënsekretar shteti për investimet që kërkonte të kryente në Shqipëri një sipërmarrës kalabrez i lidhur me ndrinen “Grande Aracri”.
Dosja hetimore zbardh dhe rolin e shqiptares Odeta Hasaj e cila në bashkëpunim me financierin Ercole Alessandor përcillnin informacion mbi operacione policor e hetime ndaj shtetasve shqiptarë e italianë.
Megaoperacioni “Basso profilo” çoi në sekuestrimin e 59 sipërmarrjeve, 45 banesave, 29 automjeteve lluksoze, mes të cilave 2 Porsche, 77 llogari bankare, 2 karta krediti, 1 shufër floriri, 1 mjet lundrues, 1 orë rolez.
Afera korruptive kapërcente mbi 250 milionë euro.
BACI Edmond lindur në Tirana (Shqipëri ) 29.12.1966, banues në Catanzaro. masa ndalini në burg
BACI Henrik, lindur në Shqipëri 16.01.1976 banues në Shqipëri
HASAJ Odeta, lindur në Shqipëri 16/05/1967; masë ndalimi shtëpiak
HOXA Bilar, lindur në Shqipëri 17.04.1991, banues në Shqipëri
KETA Alban, lindur në Shqipëri 27.12.1993, banues në Catanzaro
KOCI Bledar, lindur në Tirana ( Shqipëri) 09.06.1988, banues në Tiranë
VOCI Memlin, lindur në Shqipëri (EE) 05.03.1967, banues në Catanzaro/ shqip/
Lini një Përgjigje