Sherr mes adoleshentëve në një shkollë në Paskuqan, plagoset me thikë 15-vjeçari

30 Mars 2023, 13:56Kronika TEMA

Sherr mes adoleshentëve në një shkollë në Paskuqan,

Një konflikt mes adoleshentëve ka ndodhur në Paskuqan, ku për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën "Jashar Hoxha", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

 

Lini një Përgjigje