E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten

30 Mars 2023, 11:10Kronika TEMA

E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë

Një krim brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku burri ka goditur gruan me thikë e më pas ka tentuar edhe të vrasë veten. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” rreth orës 09:40.


Pas një konflikti të çastit, 42-vjeçari L.N. goditi me thikë gruan F.N. 40 vjeçe. Më pas burri goditi edhe veten me thikë. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje