FOTO: Vranë njëri-tjetrin me thikë e armë, këta janë dy viktimat e ngjarjes së sotme në Kavajë

29 Mars 2023, 21:33Kronika TEMA

FOTO: Vranë njëri-tjetrin me thikë e armë, këta

Edmond Gosa në të majtë dhe Altin Rexha në të djathë janë dy viktimat e pasdites së sotme në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta por dyshohet se përplasjet mes tyre kishin Nisur para tre ditësh dhe ditën e sotme ishin takuar për t'u sqaruar, por që fatkeqësisht nuk rezultoi kështu. 

Dy 43-vjeçarët nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi raportohet se janë me precedentë penalë të mëparshëm. Policia bën të ditur se Rexha rezulton me dy emra, Altin dhe Sali.

“Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha”, thuhet në njoftimin shtesë të policisë së Kavajës.


Jo vetëm Altin Rexha, por edhe Edmond Gosa sipas policisë ka ndryshuar emrin dhe në dokumente rezulton se e ka emrin Armand Gosa.


"Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa. Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile", njofton policia.

FOTO: Vranë njëri-tjetrin me thikë e armë, këta

Lini një Përgjigje