I mori lekë për të mos e gjobitur, pezullohet nga detyra polici

29 Mars 2023, 20:13Kronika TEMA

I mori lekë për të mos e gjobitur, pezullohet nga detyra polici

Një efektiv i policisë rrugore të Fierit është pezulluar me urdhër të drejtorit të kësaj Policisë Vendore nën akuzën se ka marrë ryshfet.

Inspektori G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor dyshohet se mori para nga një shtetas me qëllim shmangien e gjobës pas shkeljes së kodit që ai kishte bërë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Lini një Përgjigje