U cilësua vetëvrasje: Vdekja e Spanjollit në Divjakë: Prokuroria thellon hetimet

29 Mars 2023, 16:20Kronika TEMA

U cilësua vetëvrasje: Vdekja e Spanjollit në Divjakë:

Bëri shumë bujë para pak ditësh jë turisti spanjoll në Divjalë, çka ka sjellë edhe interesimin e shtetit dhe familjarëve nga ai vinte. Në njoftimet e para u tha se turisti ka shkaktuar vetëvrasje, por Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet për të gjetur shkaqet reale. Siç bëhet e ditur nga një njoftim për media i prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.

Lini një Përgjigje