Katër ish-zyrtarët që akuzohen për publikimin e pagave dhe të dhënave sensitive të qyetarëve, dënohen me shërbim prove

29 Mars 2023, 11:59Kronika TEMA

Katër ish-zyrtarët që akuzohen për publikimin e pagave

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për katër ish-zyrtarët  që akuzohen për publikimin e pagave dhe të dhenave sensitive të  qyetarëve shqipatrë.


Ata u  dënuan të gjithë me shërbim prove dhe përkatësisht, Eni Qirjako dhe Andi Agraj, punonjës të IT-së, me 32 muaj dhe 4 vite shërbim prove.

Ndërkaq, përmbaruesit privat të cilët blenë të dhënat, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, u dënuan gjithashtu me 32 muaj shërbim prove. 

Të dhënat u publikuan në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530 mijë qytetarëve.

1 Komente

  1. P
    Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

    Çohu Enver dhe..........

    Lini një Përgjigje