VIDEO: Momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë euro nga biznesmeni i ndërtimit

29 Mars 2023, 09:08Kronika TEMA

VIDEO: Momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë euro nga biznesmeni i

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e djeshme pamjet e kameras së sigurisë brenda një lokali te “Kodra e Diellit” në Tiranë, në të cilat shfaqet ish-shefi i RENEAS duke marrë mijëra euro nga një person tjetër. Altin Morina është arrestuar dhe ndodhet në qeli.

Siç shihet nga pamjet e transmetuara në “Opinion”, rreth një orë para se të arrestohej ish-shefi i RENEAS u takua me biznesmenin e ndërtimit në një lokal dhe mori paratë. Madje, më vonë në tavolinë shkojnë dhe familjarët e biznesmenit.

“Ky regjistrim është bërë vetëm një orë përpara arrestimit, diku në zonën e Tiranës së Re. Ky është biznesmeni Gentian Gjoka dhe kutia e bardhë që ai solli kur erdhi në tavolinë janë 113 mijë euro.

Pak më vonë, kamarieri ka shkuar në një market dhe ka marr një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit dhe më pas ka ardhur dhe bashkëshortja”, tha Hoxha duke shpjeguar videon.

“Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe i thotë që kam dhe një statement të bankës, por kjo duhet verifikuar”, vijoi gazetari.

 

3 Komente

  1. P
    Polici kriminele e një shteti të degjeneruar.

    O Tan Hoxha, më ke lodhur duke bërë sigurimsin. Sampisti djali i Reneas nuk ka asnjë faj, sepse nuk ka bërë asnjë krim, ashtu si pastruesja që strehoj 500.000 Evrat e punë-dhënses saj. Kjo familje e pasur, ja kanë dhenë rreth 120.000 Evros mikut të tyre Sampist Reneas, sepse nuk kishin vend në shtepinë tyre ku ti fshihnin. Pra ja kanë dhënë vetëm e vetëm që t'jua strehojnë, sepse në bisedë e siper, sampisti ju tregoj që kishte një aspirator guzhine me tubacion. Ne jemi Shqiptar, dhe edukata na detyron që ti gjindemi mikut në ditë të veshtira. Por keta pasanikët, që donin ti fshihnin Evrosat tek miku i tyre Sampist Renea, nuk e dinin që Sampisti djali i Reneas i perket sektit të shkerdhatave Berishjane, që kanë si parim fanatik devizen " duje shoku shokun, futi kollodokun". Por nejse, e ka patur kjo punë.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ola

      jo bre, cja fusni kot....shteti shqiptar eshte lider global..si pikturat e Ramuqit...lol

      Përgjigjjuni
    2. D
      Davidi

      Perse e paguan? Çfare eshte ne gjendje te beje shefi i nje skuadre vrasesish per nje biznesmen?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje