“Autorët e sulmit ndaj TCH kanë lënë pas gabime. Çfarë ndodhi me hetimet për djegien e Koha Jonë”

28 Mars 2023, 17:59Kronika TEMA

“Autorët e sulmit ndaj TCH kanë lënë pas gabime.

Ish-prokurori i njohur Shkëlqim Hajdari ka komentuar ngjarjen e shëmtuar të ndodhur ndaj Top Channel. Duke folur për krimin që i mori jetën rojës Pal Kola, Hajdari shprehet për JavaNews se sulmi nuk është aspak i sofistikuar pasi autorët kanë bërë disa gabime. Sipas tij, pikërisht këto gabime do të çojnë edhe në identifikimin e tyre.

“Nuk do ta besoja as në ëndërr një ngjarje të tillë në vitin 2023 ndaj medias. Por kjo tashmë ka ndodhur ndaj uroj e shpresoj që sa më shpejt autorët të zbulohen e të dalin para drejtësisë. Duke e parë ngjarjen nga jashtë, mënyra se si është kryer, vendi, koha, mjetet e përdorura duket në pamje të parë si e sofistikuar. Por autorët kanë bërë edhe veprime të gabuara, të cilat do t’i shfrytezojnë ato që po merren me hetime” – tha ish-prokurori.

Hajdari solli në vëmendje edhe djegien e gazetës ‘Koha Jonë’, si një nga sulmet më të shëmtuara, por edhe më brutale ndaj mediave në vend.

“Kjo çështje është hetuar pothuajse nga e para, pasi veprimet e kryera në marsin e 1997 ishin të pakta. Pra kishim një kqyerje të dobët të vendit të ngjarjes, disa foto, pyetje të shumë pak dëshmitarëve që në të shumtën e rasteve ishin siperfaqesore.

U vu në lëvizje nga i dëmtuari kryesor nga kjo ngjarje Z. Nikoll Lesi, ish-pronar i Koha Jonë. U administruan nga ana jonë prova të vjetra dhe të reja, shkresa, filmime, regjistrime, dëshmitarë përfshirë dhe gazetarë. U kryen ballafaqime etj. Bazuar në prova u arrit në përfundimin se individë dhe segmente të organeve shtetërore ishin të përfshirë në këtë ngjarje kriminale” – tha Shkëlqim Hajdari për JavaNews.

Ai shtoi se pavarësisht hetimeve, nuk u arrit të provohej për të ngritur akuza për personat urdhërdhënës dhe zbatues të këtij sulmi ndaj medias.

“Kjo ndodhi për shkak të kryerjes së hetimeve të thelluara disa vite pas ndodhjes së veprës. Koha i dha mundësinë autorëve të prishin një pjesë të provave, kryerjes së veprimeve të para-hetimore të dobëta në 2 Marsin e 1997” – përfundoi ish-prokurori Hajdari.

8 Komente

  1. J
    Jennifer

    Une ia qaj hallin Shkëlqim Hajdarit, se nje nga objektivat e sulmit terrorist mund te kete qene edhe i biri, qe po favorizon mafien e droges spanjolle.

    1. S
      Sali Fazlliqi

      Eh more Qime , mire e dini ju dhe e gjithe shqiperia se gazeten kohajene e dogjen me urdher te kriminelit vellait te Karaxhiqit , dhe zjarrvenesit ishin Sali Lusha, dhe Dem Dollapi vellai i Sahit Dollapit hajdutit te KESHit , heroit te PDse i rrahur ne demonstrate tek ura lana duke ikur me vrap

      1. P
        Pilo Lala

        Cim Hajdari tha ne fund qe ne i rruajtem bol.et atij qe e dogji gazeten.

        1. A
          Astrit

          Hajdar e shku hajdarit ky qimja e bythes hajdar. Gabeli qe ishte prokuror e tani shef i autoritetit te standarteve thote. Jep mend per gjithshka bashke me te birin sipermarres trafikantesh droge e poshtersie.

          1. A
            Ardes

            Ja ka marre dore baca sali...do rremuje ta djege prape ...

            1. T
              Tony

              Top chanel me gjithe ata vershpumit e bigbrother degjenerata e felliqesise te kombit shqiptar Ja kan bere per borc ndonje gjynafi me pislleqet qe japit cdo jave Gjynaf ai jabanxhiu qe u vra kot

              1. F
                Fuad Cela Verzheshtes

                Cim Hajdar i biri i jevges nga Bregu i Lumit , vellai i Bamir Boles Tpoit , ske lene gje pa bo o jevgjit me ndimen e Gaxhoit Bamir Topi, sa leke i coje Bamirit ne muaj o Cim ( Qime ). Mjere shteti ku ka rene jevgu i Bregut Lumit Prekoror , Analist. A i ke gjet ndonje jevge nga ata te Bregut Lumit Bamirit.

                1. "
                  "BOHOTINA"

                  E more vesh se kush je or Çim ? Fshihu gjekundi, lerja te tjereve gjithollogun.

                  Lini një Përgjigje