Makina ‘Range Rover’ e cila dyshohet se është përdorur për të sulmuar Top Channel është e shqiptarit nga Kosova, Ramadan Makolli.
Kjo makinë është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës. Vox News ka siguruar foto dhe video e momentit të grabitjes së këtij mjeti.
Makina u gjet e djegur në autostradën e Kavajës, teksa më herët u raportua se ajo ka qenë me targa nga Tirana, të cilat ishin vjedhur tre muaj më parë.
Pronari i mjetit, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por që i është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku ai po qëndronte.
“Range Rover” me të cilin është sulmu Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për Arbëresh.
Kujtojmë se “Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.
Hajde shtet hajde ...makinat vidhen sheshit e levizin sheshit...hajde polici hajde...vend 2 milion banore ku te gjithe njohin te gjithe....normal nese polici ka vile eshte I korruptuar...zyrtaj jam vete po mezi nxjerr muajin....
Imagjino te vesh ne hotel dhe rojtari te vjedh makinen ! Ajde Shengjin ajde !
Dmth paske nje emer ku te drejtohen hetimet ????
Ua kur e shikon "rang roverin" duket makine serioze!Si mund ta beje kjo makine kete pune thua me vehte!Nuk e dime nese e kane pyetur nese di shqip apo jo?Paska alamet kostumi.Po kujt i duhet se kush eshte "rang roveri" ore gazetaruce idioter.Na jepni ndonje informacion mbi autoret dhe lerini idiotesirat. Po Saliani e ka marre vesh kete lajm dhe pse iku ne Poloni a di gje kerkush??????????????Ai eshte mjeshter per kesisoj punesh!Bllokoni tabulatet e tij dhe do te kuptoni gjithçka.
Po perveç policisë kriminale grupit hetimor kujt i intereson ky lajm që lajm? Lërini të punojne me gjithë presionet buxhetin e ulët ka akoma njerëz në polici që mundohen të nxjerrin fakte
Qenka ngjyr argjendi, te ishte i zi do dukej bish fare.. ( se kujt i plasi trapi !!!)