Rrëmbeu dhe ekzekutoi ndërtuesin e më pas e groposi në Dajt, kush është 43-vjeçari që u ekstradua nga Franca

28 Mars 2023, 10:23Kronika TEMA

Rrëmbeu dhe ekzekutoi ndërtuesin e më pas e groposi në Dajt,

Bledar Mneri, 43 vjeç, është ekstraduar dje nga Franca pasi është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të ndërtuesit Vasil Biba, i cili u gjet i groposur në malin e Dajtit.

Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit.

Po kush është Bledar Mneri i ekstraduar dje në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris?

Mneri rezulton i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997.

43-vjeçari është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. 

Nga hetimet e koordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i vrasjes së ndërtuesit ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe) nga ana e viktimës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Vasil Biba, në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

4 Komente

  1. H
    Helms

    arabo gerrk arrixhinj ..vari k...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbeturine me koke boshe..

      Tani ciften qe ka ne Foto le ta fusin ne bythe. 25 vjete...ka kohe te mesoje e te behet Reper ..se kjo Race ja aftesi per Muzike.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mbeturine me koke boshe..

        Tani ciften qe ka ne Foto le ta fusin ne bythe. 25 vjete...ka kohe te mesoje e te behet Reper ..se kjo Race ja aftesi per Muzike.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhindi

          Nqs ka qene i denuar ne 1997, i bie te kete qene 17 vjec atehere, mqns eshte 43 vjec tani.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje