
3 minuta para se breshëritë e automatikut të zbrazeshin ndaj godinës së Top Channel, gazetarët e fundit ishin larguar në drejtim të banesave pas edicionit të fundit të lajmeve.
Nëse ata do ishin vonuar edhe pak më shumë, atëherë mund të ishin prekur nga të shtënat duke e rënduar edhe më shumë bilancin e sulmit ku humbi jetën roja 60-vjeçar Pal Kola.
Nuk dihet nëse kriminelët kanë pritur largimin e gazetarëve për të kryer sulmin apo e gjitha ka qenë një rastësi që shmangu një masakër që mund të kishte qenë me bilanc tejet të rëndë.
Sipas Shqiptarja.com, që citon burime nga hetimet, makina ‘Range Rover’ me të cilën kanë lëvizur të paktën 3 autorë, është gjetur e djegur në Golem të Kavajës me dy automatikë kallashnikovë brenda dhe nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.
Numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare ndërsa nuk dihet vendi ku është vjedhur për t’u përdorur në sulmin ndaj Top Channel. Një tjetër mister që e mbulon ngjarjen është edhe fakti që lidhet me targat e makinës.
Ato ishin vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan, por kanë qenë në pronësi të një kameramani të një emisioni në ‘Top Channel’. Ky i fundit vetëm pak kohë më parë e kishte shitur makinën te një kushëri, i cili kishte denoncuar vjedhjen e targave.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 pas mesnate në godinën e Top Channel, na fasadën kryesore që sheh nga rruga. Nga të shtënat humbi jetën roja Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur brenda kabinës.
Ai mori një plumb dhe humbi jetën rrugës për në spital. Në sulm dyshohet se kanë marrë pjesë 3 persona me 2 prej tyre që kanë qëlluar, ndërsa personi i tretë ka qenë në timon.
Pas djegies së makinës ata dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Deri tani janë shoqëruar disa persona në Vlorë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
E habiteshme,Jo rastesore me Duket mua qe atentatoret hapen zjarr pas tre minutash nga dalja e punonjesit te fundit.Sigurisht qe kane patur kallauz Brenda.
Diku lexova qe roja i dyte ishte larguar pak para ngjarjes. Nuk thuhet arsyeja por mendja te shkon per te kryer nevoja personale. Mos eshte ai « kallauzi »?
Nuk thone kot ,paç fatin e Kurves.
CUBAT E LUIZIT DOLEN NGA SHPELLAT E MALEVE DHE JU DREJTUAN TOPIT SI SHENJE HAKMARRJE DHE PRESIONI. BIG BRATHER, DO TE PERFUNDOJ ME LUFTE SI NE 97. LUIZI KRYEMINISTER!!!!
Fajin e ka Luizi ????????????????
Po sikur të jetë punë gjakmarrje dhe ska punë me fjalën e lirë të top channel shkërdhatës, si i bëhet pastaj?! Se vrisnin gazetarët ata për fjalën e lirë dhe nuk vrisnin rroje, që për fjalën e lirë nuk di nga lidhet gomari. U prehët në paqe rroga, por sa për ju vetëm budallallëqe do nxirrni nga goja.
Or mik behet fjale per sulm te organizuar, me te pakten 3 vete, me makine te vjedhur ne Shkoder, me targa te vjedhura ne Elbasan. Me armet qe digjen bashke me makinen. Pra vetem llogjistika e kesaj pune kushton mijera euro. Atje ku dogjen makinen i ka marre dikush tjeter pra u bene 4 veta. Fakti qe sulmi u be disa minuta pasi iken gazetaret te le te kuptosh qe ka qene e studiuar, e kan ditur kur ikin. Pra keta qe kane bere kete pune duken si profesioniste qe kete rradhe u paguan per te derguar nje mesazh. Ai i gjori qe humbi jeten ishte hallexhi, po te kishte hasmeri, rruges per ne pune e vrisnin pa u marre vesh. Keshtuqe boll hodhe balte pa u varrosur akoma i ndjeri.
Me sa duket, e gjithe kjo histori duket si nje inskenim. Kam filluar te dyshoj, qe ky roja as qe nuk eshte vrare fare. Pal Kola 60 vjec? Te japin numrin e kartes se identitetit, qe ta verifikojme neqoftese ka vdekur nje person i tille dje dhe te verifikojme neqoftese vertet ekziston.
Shume e drejte! Madje dhe Toka eshte e sheshte dhe Hena nuk ekziston. Perveç kesaj Psikiatriku i Elbasanit eshte rikonstruktuar do ndjehesh mire atje po te shkosh, dhe akoma me mire do ndjehen njerezit rrotull teje!
Numrin e kartes se identitetit, parrocka. Ndryshe mos ha shume, se qelbesh.
E gjithe e prgatitur nga Sali UDB per te diskretituar Qeverrine si armies e mediave .Per te krijuar idene e.nje vendi te pasigurte. Te gjitha pas visited se kryeministrit Kurti , e pas.vendimit te takimit te Oherit. Ka pikepyetje qe largish 3 minute perpara personelit per bashkepunim te mundeshem . UDB asnjehere nuk fle ne trojet shqipetare , po dhe grupi I Geshtenjave Berisha nuk ka gjume .?????????.Vigjilwnt popull
Salih bin ladeni me terroristet e tij te organizuar e filluan fushaten me nje te vrare, deri ne fund ndoshta e ben si 97
te dashur komentues, ju lutem lereni rehat Sali Saleh al Bilal Denin, qe ta bektisi kete pune qe ka nisur. Ne ate jeten e pertejshme e presin 40 virgjeresha. ju lutem!