FOTO: Baba i tre fëmijëve, ky është roja që mbeti i vrarë nga sulmi ndaj "TCH"

27 Mars 2023, 15:12Kronika TEMA

FOTO: Baba i tre fëmijëve, ky është roja që mbeti i

Personi që shihni në foto është 60-vjeçari Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. 

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.

Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë i cili ndërroi jetë në vend.

Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

FOTO: Baba i tre fëmijëve, ky është roja që mbeti i

4 Komente

  1. N
    Ngushellime Famljes se Viktimes nga Krimi

    Poe duhet theksuar se TV T-Ch duhet ta demshprebleje Familjen ne disa Miljone ps 100-Miljone per ikjen e Kryefamiljarit . Nji TV i pergjegjshem duhet ti komunikonte Rojes ne fillim te kontrates sepse ,si Roje i TV-se mundet ti kushtoje edhe ! Askush s'mund te thote ,qe pronaret s'kishin armiqe dhe se Roja u vra aksidentalishte . Familja duhet demshpreblyer si ndodhe kudo ne bote

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      Ndjese paste i shkreti,nese nuk ka pas noj hesap ky me la a noj gjakmarrje ngjarja asht shum e rand mu godit media.Por ktu dihet so gjithmone shteti i fsheh te vertetat vet ligji mafias

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lila

        Tragjike, fati i ketij burri. Tragjik fati ynë. Tragjik luksi i Top medias, luksi i qeverise. Të gjithe ne vijme verdadhe të pa sigurt, sepse dikush afer nesh ka hesape të pa mbyllura, borxhe, afera. Kush fatkeq humb jetën i gjendet nje coin, ne xhep.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos u qani, vete e shkaterruam gjithcka.

          Kohen dhe sigurine, e Enverit, do ta kujtoni sa here shkrepen armet apo nxirren thikat. Ngushellime familjes te ketij njeriu te pafat qe kriminelt i moren jeten.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje