Zbardhen detaje: Itinerari i lëvizjes së autorëve që kryen aktin terrorist ndaj Top Channel

27 Mars 2023, 12:58Kronika TEMA

Zbardhen detaje: Itinerari i lëvizjes së autorëve që kryen

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku godina e Top Channel u sulmua me armë zjarri.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atentatin ndaj Top Channel kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, ku njëri ka qenë në rolin e shoferit.

Automjeti tip Range Rover rezulton i vjedhur, njesoj edhe targat e përdorura në mjet. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorër kanë ardhur nga Mëzezi, ka kaluar përpara godinës së Top Channel dhe rreth 100m më lart është kthyer.

Në momentin kur kanë qenë duke lëvizur drejt Mëzezit, ata kanë hapur zjarr në lëvizje, duke qëlluar rreth 27 plumba, shumica e të cilëve kanë përfunduar në fasadën e godinës.

Fatkeqësisht një nga këto plumba ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke qëndruar në vendin e rojës. Ai ka dalë nga vendi i tij dhe pasi ka ecur pak metra është rrëzuar.

 

2 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    sulmi eshte organizuar nga cifti metaj-kryemadhi, pasi TOP channel ka disa dite qe po sulmon muniken

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trojan

      Itenerari ;policia dhe grupi hetimor duhet te japin llogari per vrasjen e asaj gruas dhe plagosjen e tre te tjereve sepse kaluan 10 dite dhe s kemi asgje konkrete ,dhe ja ku erdhi rasti tjeter ,dhe ky rast si shume te tjere do harohet ,O Minister legen o i pa afte jep doreheqjen se vetem vrasje dhe aksidente degjojme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje