Ambasada amerikane reagon pas sulmit ndaj "TCH": Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

27 Mars 2023, 11:36Kronika TEMA

Ambasada amerikane reagon pas sulmit ndaj "TCH":

Ambasada e SHBA-së ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.

Përmes reagimit në Twitter, Ambasada e SHBA-së ka dënuar sulmin ndaj Top Channel dhe i ka bërë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët”, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Twitter.

 

Lini një Përgjigje