Sulmi ndaj Top Channel: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Vlorës, hodhën armën në ferra, disa të shoqëruar në polici

27 Mars 2023, 15:00Kronika TEMA

Sulmi ndaj Top Channel: Dyshohet se autorët janë larguar drejt

Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me armë pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Channel, ku humbi jetën edhe 60 vjeçari Pal Kola me detyrë punonjës sigurie.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt Top Channel dyshohet se kanë ikur në drejtim të Vlorës. Disa persona mësohet të jenë shoqëruar në polici.

Që prej mëngjesit po kontrollohen kamerat e vendosura në hyrje të qytetit që kanë parë një makinë, e cila ka ndaluar dhe ka hedhur diçka në ferra që dyshohet të jetë armë.

Efektivët janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrolle për të zbuluar çfarë është hedhur nga makina në lëvizje.

 

 

 

 

2 Komente

  1. s
    shqip

    Polici inekzistente,e paguajme vetem per tu sherbyer larove me xhepat e medhenj pafund.Rama duhet te jape doreheqjen uergjentisht.

    1. …..

      Po pse nuk e thoni mor plehra qe ata qe jane arrestuar jane shkodran

      Lini një Përgjigje