Ky është roja që humbi jetën në sulmin ndaj Top Channel

27 Mars 2023, 18:18Kronika TEMA

Ky është roja që humbi jetën në sulmin ndaj Top Channel

Personi që shihni në foton e mësipërme është Pal Kola, punonjësi i sigurisë 60-vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 01:00, në Mëzes, ku në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë roja i objektit, ndërkohë që një automjet tip Range Rover u gjet i djegur në mes të rrugës në Golem.

Brenda automjetit janë gjetur 2 armë zjarri, ndërsa në vendngjarje 20 gëzhoja.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1 Komente

  1. S
    Scandal

    Ngushllime familjes

    Lini një Përgjigje