Sulmi ndaj "TCH"/ Lirohet ish-dhëndri i rojes që mbeti i vrarë: Ja pse isha në Vlorë

28 Mars 2023, 09:25Kronika TEMA

Sulmi ndaj "TCH"/ Lirohet ish-dhëndri i rojes që mbeti i

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policise së Tiranës. Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.

Ata kanë mohuar përfshirjen për sulmin tek godina e televizionit kombëtar "Top Channel”.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor pak orë pasi ngjarja u rregjistrua.

Punonjësit e policisë kanë parë veprime të çuditshmë të dy personave dhe për këtë arsye është kryer ndalimi. Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.

2 Komente

  1. L
    Lapi

    Ne tre te nates , do ta blente makinen ky?

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      Po ky Pal Kodra kush eshte ore gazetruc kazani?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje