Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, brenda ishte një çift

28 Mars 2023, 19:39Kronika TEMA

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohet makina plot me drogë

Një skenë filmash ka ndodhur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar, ku një automjet i mbushur me drogë ka tentuar t'i ikë Policisë, por më pas ka pësuar aksident.

Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, ku mjeti në fjalë fillimisht i ndaloi Policisë, por më pas shtoi shpejtësinë dhe është gjetur i përplasur me trafikndarëset.

Mediat fqinje raportojnë se brenda në mjet janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe 400 euro dhe 3 celularë, ndërsa janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër.

Përfitimi i parashikuar nga trafikimi i sasisë së sekuestruar të drogës kap shumën prej 81 435 euro. Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale Thesproti.

Nga hetimet policore rezultoi se i arrestuari kishte ardhur nga një zonë e Greqisë së Veriut me qëllim marrjen, transportimin dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës në tregun vendas.

Bëhet e ditur se që nga fillimi i vitit, Prokuroria e Drogës pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Igumenicë ka zbuluar 6 ngarkesa droge dhe ka sekuestruar gjithsej 335 kilogramë kanabis të papërpunuar.

Lini një Përgjigje