VIDEO/ Rrahu efektivin dhe iku me vrap, reagon Policia për videon që bëri xhiron e rrjetit: I riu është ndaluar, u kap duke pirë hashash me të vëllanë

28 Mars 2023, 18:20Kronika TEMA

VIDEO/ Rrahu efektivin dhe iku me vrap, reagon Policia për videon që

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit ku shfaqet një i ri duke dhunuar një efketiv policie, e shtrin në tokë dhe më pas largohet me vrap.

Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarjen në fjalë e kanë raportuar që në datën 26 Mars. I riu i cili shfaqet në video është ndaluar nga Policia dhe bëhet fjalë për shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur në zonën e Unazës së Re bashkë me vëllain e tij, pasi po konsumonin hashash.

Sqarimi i Policisë së Tiranës:

Në lidhje me një video të publikuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas që kundërshton me forcë një punonjës policie, ju sqarojmë se për arrestimin e shtetasit që shfaqet në video është dhënë njoftimi zyrtar për mediat, më datë 26 mars, si më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Rrethanat: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën "Aleksandri i Madh", në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

12 Komente

  1. p
    per cfar rrahje behet llaf ktu mer ej !

    ktu duket qarte se polici sulmon te riun (kush e di per cfar !) ose me i vjedh canten qe ka mbas i riu dhe i riu mbrohet duke i bo zbor policit barkderr qe i kerkon kushedi se cfar te riut . policia duhet te rrespektoj lirinte e qytetarit ,jo sulmoje me vend e pa vend . Kte tregon kjo video e asgje qe penalizon te riun .

    1. t
      tetovari2

      Ama shokë,partner,pune paska pasur polici!Tamam pederast.Kur e sheh se të dhunohet shoku i punës,nuk bëhet seir por të ndihmosh sa më shpejt. Policët e tillë që nuk i dalin zot shokut të punës,PA HEZITIM TË MIRATOHET LIGJI PËR LARGIM NGA PUNA.

      1. t
        te gjitha gjurmet te cojne ne vicidol

        falanfgat cecene te saliut qe pushtuan tokat,nuk kane te sosur....

        1. T
          Tit Vasili

          Polici i dyte duhet te lirohet me nje here dhe duhet te preqedohet penalish , legen dhe njeri i lig

          1. T
            T

            Po ai polici tjeter po ikte ne dasem lente lente .ai duhet zhveshur ne vend qe ska vajt te ndihmoj shokun e vet .

            1. D
              Denimi maksimal .

              Uniformat nuk preken dhe jane ne sherbim te te gjithe Qytetareve... Ketyre nje Denim ne maksimum dhe mesojne qe kure te kene nevoje per ndonje ndime per Prinderit e tyre. ! tju kujtohet se cfare kane bere. ! Denimi maksimal eshte kiresjedhje per keta ..

              1. P
                Policia qe duam

                Epo te haje dhe nje here policia dru se boll ka rraf e ka vra.

                1. P
                  Pirth te cfryhesh.

                  Po ai polici tjeter pse nuk nderhyri?????!!!! Te hiqet nga puna. Mjaft me te pafte dhe hileqar ne polici.

                  1. N
                    Na myten

                    Suksesi i Rames me barkedrrizmin ne policine e shtetit. Ashtu si me bixhozin.

                    1. A
                      AI

                      Polici e merdhifme si administrata...normal te maresh 50000 leke rroge bejne sikur...e ata bejne sikur...nje pyetje per ministrit...e mban dot familjen me 50000 leke? Nese po kerkoj falje...qe ktu bie shteti...polici nuk ben veprimet qe ben ktu ne perendim....sepse ktu e mban rroga e I ben hyzmet...

                      1. P
                        Polici

                        Sepse kur kane nderhyre policet ne raste te tjera dhe kan perdorur forcen, si ne rastin konkret, jane pushuar nga puna, prandaj dhe ai kolegu ka ndihmuar me teper shokun e tij, sigurisht qe ata nuk kishin ku te shkonin dhe jane kapur me vone.

                        1. "
                          "BOHOTINA"

                          Policia nuk preket. Kur ra shteti ne 1997 prej SaliHut qe i nxorri uje te zi ketij vendi, te gjithe kerkonin policine se kishte anarki te madhe ne rruge e kudo. Sa doli autoblinda e pare me police ne Sheshin Skenderbej u derdh populli mbi te duke u thene: Äman dilni, ku jeni, na duheni shume!".

                          Lini një Përgjigje