Anila Hoxha: Për sulmin terrorist të Top Channel janë derdhur shumë lekë. Kolegia ime e pa rojen në momentet e fundit, ishte e traumatizuar

28 Mars 2023, 18:11Kronika TEMA

Anila Hoxha: Për sulmin terrorist të Top Channel janë derdhur

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka qenë pjesë e emisionit “Wake Up” ku ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Top Channel dhe si pasojë mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.

Ajo shprehet se ky krim ka qenë i mirë organizuar dhe janë derdhur shumë para për këtë gjë.

Anila Hoxha: E gjitha kjo, duhet thënë e pjesa tjetër pastaj  që ecën njëkohësisht me pritshmërinë ndaj institucioneve, në radhë të parë ndaj policisë, absolutisht edhe ndaj prokurorisë së Tiranës edhe kujtdo agjencie e cila duhet t’i vendosë një emër autorësisë. Është shumë e qartë që është një ngjarje shumë e organizuar.

Mënyra se si flet qartë, është shumë e kuptueshme. Pra ka një plan të organizuar dhe këtë nuk e bën askush për një motiv të dobët. 

Është djegur një Range Rover, ne e dimë ka patur ngjarje mafioze të kalibrit të lartë ende të pazbardhura ndër vite ku janë përdorur mjete ose motor, pra është një ngjarje ku janë hedhur shumë lekë për ta kryer. Është djegur një Range Rover, nuk i ka kushtuar asnjë gjë, autorët, mënyra se si kanë qarkulluar, të kujdesshëm.

Blendi Salaj: Kjo është bërë nga profesionistë pra.

Anila Hoxha: Kjo është një ngjarje, një sulm ndaj institucionit  i organizuar dhe kjo kuptohet fare qartë, por ne shpresojmë që me gjithë këtë angazhim minutë pas minute të institucioneve të afrohen dhe të zbulohen autorët e mbi të gjitha motivet që kuptohet që janë për shkak të  misionit në mbrojtje.

Hoxha u shpreh se dëshmitarja e parë ishte kolegia e saj nga Departamenti i Lajmeve, e cila pak minuta pas ngjarjes ka arritur në ambientet e Top Channel, ku do të merrte turnin e natës.

Gazetarja, pasi ka pritur pak çaste që të hapej trau për të kaluar, ka zbritur nga automjeti, ku ka parë punonjësin e sigurisë Pal Kola pa jetë dhe në moment ka lajmëruar policinë dhe ambulancën e më pas kolegët.

Siç e përshkruan Hoxha, gazetarja ishte e traumatizuar por me një forcë të madhe për t’i ardhur në ndihmë viktimës.

Unë kur mbërrita menjëherë pasi më njoftuan oficerët e policisë, kur shkova për momentin isha pa fjalë dhe një nga koleget e mia që e takova, ishte duke pritur të hynte pasi në atë orë do të merrte turnin e natës dhe ishte në pritje në automjet që të hapej porta për të hyrë. 

Ajo po priste të hapej trau dhe ka menduar pse po vonohej oficeri, ishte ai momenti kur do ta mbështetësh, ishte e traumatizuar dhe në një moment kishte lënë automjetin dhe kishte dalë. Ishte dëshmitarja e parë që kishte parë Palin në momentin e fundit të jetës edhe si kjo kur fillon i pyet të gjithë, ishte traumatike e pastaj kthehet në forcë, që shiko jemi këtu për punën tonë për misionin tonë, asgjë nuk të tremb dhe vazhdojmë përpara”- u shpreh Anila Hoxha.

 

11 Komente

  1. K
    Kadriu

    Anila, kij kujdes, se me ato syzet e reja je bere si yll!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arian

      ????a ka mundesi ta perktheni cfare do te thote kjo debile

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetaria duhet marre seriozshte nga Org.Kompetent

        Nqs nuk do arrestohen Kriminelet ,kemi te bejme pastaj me raste te tilla si Vrasja e zhdukja e Bitznesmenit Remzi Hoxha e Bankieit Shanto e Gjyqtarit Konomi (Pronarit te Lalzit) e Deputetit Socialist Kurjan e Komunarit te PS Kukes te gjithe u vrane ne prita e shumica naten etj etj sepse Gaedeci e 21 Janari njhen Autoret tashme ,pra se u zgjatem .Nqs nuk gjenden Kriminelet qe sulmuan T-Ch ,kjo paralajmeron dicka te rrezikeshme per drejtuesit e T-Ch nga kjo Bande Mafiozesh qe ne menyren me te padiskutueshme menaxhohen nga Politikanet tan Mafioze qe kan gisht ne te gjitha Krimet e bera deri me sot ne Shqiperi . Njerzit e Topit duhet te mbrohen nga shteti deri sa te kapen kriminelet

        Përgjigjjuni
        1. t
          tata luigji

          Rusia po derdhe lume parash ne mediat dhe gazetarin shqipetare.Psh nje Arian Cani apo qeni si te doni qujeni por ngopet me para greke, Blendi Fevziu paguhet nga bandat qe vrasin me pages duke u sponsorizuar salih berisha, lista eshte shume e gjate per ju gazetaruc qe nuk pertoni ti vendosni gjoba kujt tu mbushet mendja, prandaj them gjithnje qe gazetarin duhet ta kap ne dor drejtesia. Ky nuk eshte akt terrorist por po ju lajmerojne qe kujdes. nese hajdutit Irfan Musa Belliut ja prishi shteti se nuk paguan taksa dhe mban ndertes pa leje, topit po i jep paralajmerim privati. Ndjej trishtim per Pal Kolen se topi ashtu si e filloi do ta mbyll. SPAK duhet ti filtroj gazearet dhe mediat per burimin e parave perndryshe lista e deshmoreve do te rritet, uroj qe shenjestra tek hajdutet.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            Kur shikoj këtë dhe Klodiana Lalën më vjen për të vjellë. Mjerë ata që i kanë afër.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Davidi

              Shume plumba per te vrare nje njeri. Nje pjese, vrima neper kangjella. Kontigjent krimi, por jo profesioniste. Kjo Anila, nje nga shprehjet me te larta te analfabetizmit funksional.

              Përgjigjjuni
              1. g
                goni

                ka thjeshte lidhje me big brother ,duket mendim naiv po sikur ta dinit sa injorance ka ne shqiperi sdo ju bente pershtypje hic ......luizerat e shqiperise jane kudo nga vermoshi ne konispol....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ATDHETARI

                  Anila qe e paska me te thene kerkon te na sqaroje me te ndersa kolegja qe e ka pare eshte anonime .Perralla gazetaresh hipokrite dhe genjeshtare qe kerkojne te viktimizohen me zor .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shik

                    Topi u mor shume me Moniken per parate ruse, nuk te falin Metat! Nje opsion!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besa Mir

                      "mbas sulmit jane paguar shume lek" !....kjo "super asi" i kronikave te zeza, eshte modeli ivesitgimit me "hamendje" tipi i si motrave, Lala, Hoxha,Leli,Cani,Fejziu,Karamelo, ect ect ..plot me rrena! - Ne shqiperi nuk ka gazetare, po te kishte , do ishin vrar ca ! Keta i mbron Partia!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje