Sulmi ndaj Top Channel, eksperti i sigurisë: Vrasja e rojes ishte aksidentale, nuk ka qenë objektivi

29 Mars 2023, 10:56Kronika TEMA

Sulmi ndaj Top Channel, eksperti i sigurisë: Vrasja e rojes ishte

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka përshkruar me detaje si mund të ketë ndodhur sulmi me kallashnikov drejt godinës së Top Channel.

Sipas ekspertit, nuk ka qenë objektivi roja i sigurisë Pal Kola, dhe se plumbi që e ka qëlluar atë nuk ka qenë rikoshet.

“Unë mendoj që është aksidentale, nuk ka qenë objektiv punonjësi i shërbimit. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pasur mundësi ta shikoj me shumë vëmendje dhe përdorimi i armës apo qëllimi me kallashnikovë ka ndodhur, ju keni një perimetër në atë strukturë e cila ka dy porta hyrëse, porta e parë, ku ka dhe një stacion më të përqendruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet.

Meqenëse në portën e parë keni telekamerat të cilët kontrollojnë dhe regjimin e hyrjes dhe daljes dhe rrugën, atëherë mesa duket atentatorët nuk kanë qëlluar në këtë moment, por qëllojnë mbasi i kalojnë kamerat.

Kanë përdorur armën duke qëlluar strukturën, pra katin e dytë deri në lartësinë e katit të tretë, arma ka krijuar një sinusoid, pra ajo që hekurat shpues dhe pjesa e strukturës sipër ka një sinusoid dhe ndërprerja e qitjes vjen pikërisht në momentin që vjen afër portës fundore.

Nëse do të kishte objekt punonjësin e shërbimit, ai ishte në vendim me sheshpamjen më të pastër dhe më të dukshme për të qëlluar në vijë të drejtë punonjësin e shërbimit.  Por pikërisht aty në ato moment është ndërprerë.

Plumbi i parafundit ka qenë shpuzë, pra nuk ka qenë rikoshet, ka qenë shpuzë dhe ai ka vajtur drejtpërdrejt, ka bërë shpimin e tubit, ka shpuar drejtpërdrejt kabinën, jo xhamin, pjesën e poshtme dhe ka përshkuar trupin e punonjësit të shërbimit, ka dëmtuar pjesën e mbrapsme dhe aty ka ndaluar, aty ka fjetur plumbi.”- u shpreh eksperti në emisionin “Wake Up”.

 

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    O ekspert Injorant, ata gjuajne me arme zjarri ky hajvani thote vrasje aksidentale. Sipas llogjikes se Softes ata gjuajten me arme po roja u doli para plumbave por ama ata nuk donin ta vrisnin. Mos u jepni hapesite mediatike ketyre sharlataneve !

    1. B
      Beni

      po ky eksperti softa esht kokrra injororantit, esht duplomuar per gjeologji miniera dhe ka punuar ca koh ne kohen e sales ne polici.kaq.Tani kto mediet e leshit e nxjerrin ekspert, kerkojini ça specializimi ka dhe do te shifni qe ska asnji.

    2. G
      Geraldina

      vrasja ishte aksidentale: Roja i shkrete u eshte dukur guerrilasve si Arbana Osmani...

      Lini një Përgjigje