EMRAT/ Kush është 52-vjeçari që organizoi kultivimin e kanabisit në 27 sera në Shkodër! Nis hetimi për 3 të tjerë

29 Mars 2023, 09:49Kronika TEMA

EMRAT/ Kush është 52-vjeçari që organizoi kultivimin e

Një plantacion droge është zbuluar në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë.

Në pranga ka rënë 52-vjecari Nesti Velaj alias Errnest Veshtaj, i dyshuar si organizator i kultivimit.


Po ashtu nisi hetimi për 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, Gjovalin Gjekaj, drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit, Roland Gjekaj dhe Arben Hysaj. 

Gjatë kontrollit në banesën e organizatorit të dyshuar, u gjetën 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

 

Lini një Përgjigje