DETAJE/ Një person me rrezikshmëri shumë të lartë, pjesë e sulmit ndaj Top Channel?

29 Mars 2023, 13:36Kronika TEMA

DETAJE/ Një person me rrezikshmëri shumë të lartë,

Detaje të reja nga hetimi mbi sulmin ndaj Top Channel, ku u qëllua në drejtim të godinës së televizionit, duke mbetur i vrarë roja 61-vjecar, Pal Kola.

A2 shkruan se hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je si dhe një nga gëzhojat. Edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti që i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë.

Automjeti i tre të dyshuarve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, e nëpërmjet Mëzezit ka hyrë për në rrugën “7 nëntori”. Fillimisht makina Range Rover ka dalë përballë godinës së Top Channel ka vijuar rrugën për tek “Kasem Shima” ka bërë një gjysmë rrotullim dhe është rikthyer sërish për në drejtim të televizionit në orën 12:30 minuta pas mesnate.

Dy prej vrasësve kanë dalë në dritaret e mjetit, njëri prej të cilëve në sediljen e pasme dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të godinës.

Nga të shtënat mbeti i vrarë Pal Kola si dheu dëmtua fasada ballore e godinës së televizionit dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Menjëherë pas breshërisë së kallashnikovit autorët u larguan përsëri nëpërmjet rrugës nga e cila mbërritën, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 12:36 pas mesnate janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit.

Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.

Sipas policisë automjeti i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, është vjedhur një turisti kosovar në korrik të 2020-S, në fshatin Tale të Lezhës ndërsa targat e mjetit  janë  kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.

Ndonëse zona ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie, mesa duket ende nuk është bërë i mundur identifikimi i atentatorëve. Për këtë, policia vendosi dhe një shumë prej 100 mijë eurosh për këdo që jep informacione lidhur me ta. 

29 Komente

  1. H
    Hypesi I cmendur

    shenja gishtash le cdo njeri kalimtar qe prek dashje makinen .

    1. L
      LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

      Një makinë e vjedhur dhe e mbajtur fshehur ka shënja kalimtari?

      1. a
        anti25642654censurë

        nuk është e thënë se e kanë mbajtur fshehur!!mund të ketë qarkulluar si qarkullojnë shumë makina me targa fallco!!mund ta ket mbajtur pa targa të parkuar si shumë makina të parkuara dhe nuk lëvizin!! problemi është,kemi një fotografi në titullin e këtij lajmi,të pasuar me gjurmë gishtash dhe qime bythe,por nuk na thonë asnjë emër!!mos vallë fotografinë e kanë bërë duke u bazuar në ADN-në e marrë nga qimja e bythës,apo nga gjurmat e gishtave??

      2. F
        Fener Zizi

        Shkruhet Ora 24.00 ose 00.00 o Idjoter Gazekare ,se prej Jush vijne keto ngjarje Kriminale.

        1. k
          kopi

          Të dyja janë të pranueshme.

        2. H
          Hasani

          Po ashtu eshte

        3. f
          fuati

          Keto dihen, ku eshte lajmi ketu...?

          1. Roberto

            Ku eshte lajmi ketu??? Po lajmet i bejne vete si te duan dhe si t'ju leverdise. Askush nuk eshte dakort me ate qe ndodhi por une nuk jam dakort kur gjerat fryhen me shume se c'duhet dhe perpara kohe pa mbaruar hetimi. Per mua nuk ishte akt terrorist ajo qe ndodhi sepse aktet terroriste dihet si jane. Eshte nje akt i shemtuar qe duhen zbuluar autoret menjehere por ajo qe degjova mbreme nga Arbana nuk me la pershtypje te mire. Dukej shume e sforcuar dhe nuk dinte c'fliste edhe pse ishte e pregatitur per te folur pa le pastaj budallalleku i Oltes qe kerkonte te bente thirrje "Mos prekni Top-Channel". Askujt nuk i shkon ndermend nje gje e tille. Se c'fshihet pas ketij akti te shemtuar duhet te presim hetimin dhe jo te hamendesojme dhe te etiketojme dyshimet qe kemi ne koke ne apo ata qe kane mundesi te shprehen sipas deshires pasi neve askush nuk na i degjon fjalen. Keto me duket histori te mbartura qe vete te zotet e punes e dine se ku i pikon catia. Ky eshte pak a shume nje mendim i imi qe nuk me tingelloi mire kur e degjova mbreme pasi mu duk me shume nenkuptime.

            1. L
              LuizaAgolli

              Jane palo lajme per klokime . Mjafton qe i hap e ky boti merr leket

          2. P
            Pilo Lala

            Te gjitha lidhjet te cojne ne Mamurras. U ngjall perseri Ervis MArtinaj, ka bere operacion plastik ne fytyre. Ashtu si lufton Sali Berisha poer jete a vdekje per femijet e tij te mos burgosen, Ilir Meta per burgun e tij dhe te gruas, ne te njejten gjendje sociale gjendet Ervis Martinaj i fshehur nga shteti dhe rivalet. Ngado qe te shkosh, gjurmet te cojne tek Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata kane kontigjent krimi, vrases me pagese.

            1. I
              Idioti

              Jane thjeshte ushtar te grupit Wagner (shikoni sa ne frekuence po ndodhin vepra te tilla,kuptohet me support nga Brenda) duhhet nje gjendjje tensioni

              1. T
                Tipi

                Dmth 00:36 kane qene ne zonen e Kasharit dhe ne 00.55, pas 19 min, eshte raportuar ne pol e Kavajes per djegien e makines??? Ose kane ecur me 200 km/h dhe policia fle gjume. Se ska mundesi qe te kene shkuar aq shpejt ne zonen e djegies se makines, pastaj ta djegin dhe me pas te raportohet ne polici. Vetem nqs e kane raportuar vete atentatoret. Klm!

                1. G
                  Gjergji

                  Fare kollaj mund të bëhet diversion,me dy makina Rover. Njërën e djegin në Kavajë për të larguar vëmëndjen nga tjetra që shkon në anë tjetër p.sh. Kur qenkan aq të " strukturuar " sa të mos dinë të përdorin kallashnikovin( e morën më qafë kot rojen e gjorë), me siguri mund t'a bënin edhe këtë. Kot lodhet policia ,Vjollca e di vetë kush qelloi dhe përse!

                  1. g
                    ganiu

                    Sipas policisë, plumbi ka qenë rikoshet. Kjo do të thotë se nuk është qëlluar për të vrarë rojen.

                  2. P
                    Prec Ulaj

                    Ata qe merren me kete pune cdo dite, nuk e kane kapur kete detaj te rendesishem. Vullnetaret jane me te mprehte, cna gjeti. Cfare po ben e pyeten njerin ne kafe? Po qaj hallet e Botes.

                    1. G
                      Gjergji

                      Kush merret përditë me këtë punë or Preç? Ustallarët këta i kanë larguar me kohë.. Sa për hallet e botës,nuk janë taman të botës ...dita ditës po na afrohen të gjithëve.

                  3. S
                    SKAP

                    Shikoni ne NETFLIX filmin serial “The Night Agent “ the do shikoni qe …… duhen arrestuar sa me shpejte Berisha dhe Meta per te kursyer jete te njerezve te pa fajshem

                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      'Fakti' kryesor! MaQIna kish 4 rrota dhe nje rrote rezerve te markes Artan Fev ZI Lala...zagare investigatore......ne sherbim te SS-Serbit S A L I e SS-Skuthit Skraparit Like Flori apo SS-S0orrogatos Surrelit EDvin-bojaxhi...

                      1. i
                        i indinjuari

                        Perfundimishte kjo eshte zgjidhja,dhe shpetimi i jeteve te tjera,Arrestimi i dy krye kremineleve,te tjerat jane per efekt pagese per gazetaret qe te hane buke dhe pik.

                        1. P
                          Popull

                          Jane ata trimat bastarde te SaleSerbit..per panik...

                          1. M
                            MERUSHI

                            Merushja e di po nuk do ta tregoje. Nuk I rruhet pithi per 100 mile dollar

                            1. D
                              Domje

                              Mos, une kujtova se qe ndonje gjyshe e merzitur per Big Brother. E dijne mire keta "Hoxhallaret" se me e kane sherrin, nuk te dergon kush ate skuader pa te kerkuar qe te merresh vesh me te. E drejte apo e padrejte, policia e din mire, thjesht te marrin telefonat e tyre qe te shihet ke kane takuar apo kontaktuar.

                              1. e
                                emigranti

                                te gjitha jane sa per zhurme qe te thon ese po punojme po asgje nuk gjendet dhe do denohet sepse nuk lejon saliu

                                1. S
                                  Sala

                                  Shume i rrezikshem nje mut. Llafe kot

                                  1. P
                                    Phoenix

                                    E gjithe kjo historia e Top halese eshte nje inskenim e teater. Po tallin trapin me ju o njerez, si me historine e Covid 19 dhe ate te hakerave Iraniane. Ende vazhdoni tu besoni ketyre plehrave e mercenareve te tyre, qe mbijne si kerpudhat pas shiut kudo e ne kor si kukuvajkat?

                                    1. 2
                                      2

                                      toka eshte si tepsi, e vertete Phoenix?

                                      1. P
                                        Phoenix

                                        Koka jote eshte tepsi, loqe.

                                    2. M
                                      Merdari

                                      I zoti automjetit deklaron se makinën ja vodhi roja hotelit, ai e di se kujt ja ka shitur, kështu që të na rruajë bolkat prokuroria. Sa të jetë kraja e dumani, mos kujtoni se do kryhet drejtësi. Këta janë ushtarë të Llallës grup, i shkreti është i dënuar për ta kryer vuajtjen e dënimit nëpër vilat lluksoze të italisë. Qahen këta të pushtetit, sepse shum problematikë të dënuar për vepra penale, strehohen në dubai, ku nuk ekstradohen, po me italinë përse nuk kërkojnë ekstradimin e Dhallës. Janë në mut të dyja palët, prandaj dhe SPAK dhe çdo institucion drejtësie, këtu tek ne, janë fasda, por puna do mbetet tek njerëzit që dalin nga rreshti i pushtetit të më parshëm, të këtij që është dhe të atij që do vijë. Tung shqipe.

                                      1. d
                                        demo

                                        Ishte nje komentues qe foli shqip:Vjollca e di vete kush e qelloi.

                                        Lini një Përgjigje