Problemi që shqetëson SPAK-un: Dubai, çerdhja e të kërkuarve shqiptarë

29 Mars 2023, 18:55Kronika TEMA

Problemi që shqetëson SPAK-un: Dubai, çerdhja e të

Prokuroria e Posaçme sheh si një problem i cili ndikon në proceset e saj hetimore, refuzimin e ekstradimit për disa personazhe të botës së krimit nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

SPAK e parashtron këtë shqetësim përballë Kuvendit në raportin vjetor të bazuar në punën e kësaj prokurorie gjatë vitit 2022.

“Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Dy rastet e bëra publikë të refuzimit të ekstradimit lidhen me Florenc Çapjen dhe Plaurent Dervishajn, ky i fundit më dy masa sigurimi “Arrest në burg” nga SPAK.  

Por numri i personazheve të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme të cilët qëndrojnë aty, besohet nga kjo e fundit të jetë shumë më i lartë.

Në raportin vjetor, SPAK gjithashtu thotë se grupet kriminale shqiptare shihen nga partnerët si grupe me një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës.

“Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon por edhe në disa vende të BE-së, Britaninë e Madhe, Turqi, SHBA etj. Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtëpërdrejtë në vendet e origjinës së prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine”.

Tregues i viteve të fundit për krimin e organizuar është dhe lëvrimi i parave në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur vështirësinë e gjurmimit të tyre.

2 Komente

  1. t
    tata luigji

    SPAKUN duhet ta trazojne dosjet e salih berishes dhe Like metes ose te qine nenen e tyre dhe mos te hane nga taksat tona.

    1. B
      Bej punen

      Mos bridhni mbas kakerdhive,por i kini ne mes te Tiranes egrsirat qe i prodhojne ato. Jo vetem kaq por guxojne dhe tallin dhe bythen me ju.

      Lini një Përgjigje