"Nuk ka lidhje me Big Brother", Blendi Fevziu: Pse sulmi ndaj Top Channel duhet të zbardhet me çdo kusht

29 Mars 2023, 19:08Kronika TEMA

"Nuk ka lidhje me Big Brother", Blendi Fevziu: Pse sulmi ndaj Top

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, për të folur në lidhje me sulmin me breshëri kallashnikovi ndaj godinës së televizionit Top Channel që i mori jetën rojes së sigurisë Pal Kola.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi në lidhje me arsyet që fshihen pas këtij sulmi, Fevziu deklaroi se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike. Ai theksoi se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet, atëherë krimi do marrë një fuqi të madhe.

“Zbulimi i kësaj ngjarje do jetë një prerje krahësh për krimin, që këto mos të përsëriten. Ngjarjet si djegia e gazetës Koha Jonë është politike, në një kontekst politik, janë në një kontekst tjetër. Ka ndodhur në vitin 97, ndërsa kjo në një kohë tjetër, në një vend që quhet ndër më të sigurtit në botë. Kjo sot është shumë e rëndë, pikërisht sepse është sot, e bën më të rëndë ngjarjen.

Unë jam 33 vjet gazetar, me thënë të drejtën nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime edhe pse kam trajtuar çdo lloj teme. Kjo ngjall një lloj shqetësimi, por duhet pasur parasysh se gazetarët nuk mund të tremben vetëm se një njeri gjuan me armë. Gazetari shkon në luftë, në ngjarje kriminale, kush do që ka zgjedhur gazetarinë, e di se rrezikun e ka brenda profesionit.

Nuk mund të presësh që politika ka gjë nën dorë. Nuk besoj se kjo ngjarje ka lidhje me politiken, apo edhe me ngjarje pa lidhje siç e bëjnë me “Big Brother”, kjo është çështje serioze. Një tentativë për ti marrë jetën një personi dhe tjetra një tentativë për sulm ndaj një institucioni duhet të zgjidhet sa më parë.  Këtu ka një frymë të mungesës së bashkëpunimit të politikës me median. Në vitet 90 ka pasur më shumë bashkëpunim. Ka një klimë negative”- tha Fevziu.

Gazetari shtoi më tej se kjo është një ngjare e rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe sipas tij, shteti duhet të reagojë pasi ka për detyrë të mbrojë jetën e çdo njeriu.

“Kjo është histori që duhet të marrë fund. Një grup ekzekutorësh nuk mund të gjuajë në një zonë të monitoruar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, mund të ketë pasur përplasje politike por jo përplase në këtë lloj. Shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari, edhe atyre që janë përfshirë në krime.

Duke u gdhirë e hëna një familje nuk ka babanë, një grua pret burrin. Ka një lloj cinizmi sepse ai nuk është kriminel, humbi jetën kot. Çdo individ, kush do qoftë, është i shenjtë, jeta e tij duhet të jetë e siguruar, edhe e atij të dënuarit me burg përjetë. Një kamerier, që e kishte ditën e tretë të punës. Zonja Paja humbi jetën ndërkohë që mbante dhe mbesën. Po këto ngjarje i llogarit njeri? 

Po çdo me thënë që ishte kolateral se nuk ishte kriminel? Kush përgjigjet për jetën e këtij njeriu. Janë viktima të pafajshëm. Është dy herrë më e rëndë si situatë. Ai nuk ka bërë asgjë, nuk ka krijuar asnjë konflikt. Këtu duket sikur jeta njerëzore nuk ka asnjë vlerë, shtoi kësaj dhe faktin që është gjuajtur një institucion. Nuk e di ku e gjejnë kurajën për këtë. Autoritetet duhet të japin një version sa më të shpejtë.

Çdo jetë është e shenjtë e barabartë por në këtë rast kemi përfshirjen e një media, e një institucioni. Kurajon e gjen tek një pandëshkueshmëri, ku krimi i shpëton dënimit”- deklaroi Fevziu.

14 Komente

  1. I
    Ish prokuror

    Sipas elementeve qe kan ne dispozicion, sulmi kunder Top Channel eshte kryer nga nje "celule e pergjumur" e falangave qe dikur hidhnin ne ere linjat e tensionit te larte ... e mund te kete edhe te tjera deri ne diten e zgjedhjeve.

    1. M
      Mal Cori

      Unë, thotë Fevzo, kam 33 vjet gazetar dhe nuk kam patur ndonjëherë kërcënime........... . Por as Qim Peka, as Armand Shkalluari, as Berat Buzhgalja nuk kanë patur ndonjëherë kërcënime........... . Sepse kanë sharë Ramën dhe kanë mburrur Berishën........ . Pa pyet njëherë, Nikoll Lesin, Mero Bazen, Artan Hoxhën, dikur Andi Bushatin, a kanë pasur kërcënime, djegje, rrahje............................................................................ . Kush shan Ramën, nuk mer kërcënime. Ama kush shan Berishën...... I kohet nona....

      1. k
        k

        Degjeneratat "gazetarë"te korruptuar që u pasuruan nga krimi,do na zgjidhin problemet e krimit dhe korrupsionit.Hej lum si ne!

      2. R
        Red

        Te ka kapur frika mor pederast se po te vjen rradha

        1. E
          Eshte ai qe dogji gazeten Tema

          Ai qe dogji gazeten koha jone ai qe dogji gazeten tema ai qe vrau kater protestues eshte si qe ju jeni keshilltar i tij . Je sa i pa besueshem por dhe i peshtire dhe mos u merzite se ai qe ju keshilloni do ta ktheje armen edhe kundra teje . Jo vetem qe je frikacak por edhe brek dhjere

          1. H
            Hypesi I cmendur

            Mund te jete edhe çifti metaj kryemadhi, shife nje here me dylbi o fantomas

            1. t
              tahiri

              Eshte fatkeqesi te shikosh Fevziun ne TV dhe ato kompetentet e deshtuar te Shqiperise, qe kane qene ne ato pozicione

              1. P
                Populli

                Fevziu: modeli me i paster i gazetarise se papaster.

                1. k
                  ku kerme duhet te paseoje i pari

                  duhet te futet ushtria t'ju shkerdhej rracen

                  1. G
                    Grupi terror

                    Je ne krahun e atyre qe vene gjoba,prandaj mburresh qe nuk ke mare

                    1. S
                      Shkodrani

                      Fevzi pushti. Ti qe perjashton pistat e .undshme, ose e di sakte se kush e realizoi kete akt rerrorist dhe duhet ta deklsfosh, ose ben shantazh me qellim shmangejen e hetimeve ndaj kesaj piste, ose me e pakta, ti je nje i pafytyre qe ne kete gjeme te madhe ti kerkon te dhesesh pordhe....punen qe di te besh me mire....

                      1. F
                        Fontomasi

                        Muti qe ke gatu tash 33 vjet me ca shkerdhata, cim peka , shkullaku etj po shperthen tash. Ke frike kuptohet.

                        1. c
                          carderri

                          Krenohu bythqire burre se tu be vajza zonje

                          1. R
                            Rrofte Bisha i Vicidolit

                            Zot mos krijo njerez kaq te shemtuar si Fevzo ne fytyre dhe zemer! Te pergjierohem. Rrofte Bisha i Vicidolit !!!!!!!

                            Lini një Përgjigje