E rëndë në Elbasan: 33-vjeçari i ngul vetes thikën në zemër, humb jetën në spital (EMRI)

29 Mars 2023, 21:22Kronika TEMA

E rëndë në Elbasan: 33-vjeçari i ngul vetes thikën

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të mërkure në Elbasan. Viktima është shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, i cili ka vrarë veten me thikë në zemër.

Hajdari është dërguar me shenja jete në spital, por nuk ka mundur dot t'u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë shtyrë 33-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje