Plagosi të riun me armë pas një sherri për një vend parkimi, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

10 Prill 2025, 10:04Kronika TEMA
Plagosi të riun me armë pas një sherri për një vend

Policia ka shpallur në kërkim 32 vjeçarin i cili plagosi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme një 29-vjeçar në Tiranë.

Franci Canaj qëlloi taksistin Gerald Hoxha pas sherrit se i kishte zënë parkimin.

32-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Në 2016 ka qenë i arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion.

Ndërkohë i plagosuri, Gerald Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

3 Komente

  1. .
    ...

    Poshtë mentaliteti dhe kultura, Turko-islamik-lindor, që ka shoqrija e jonë shumë e prapambetur...

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Ne 2029 e Ben rama deputet ket tipin..pa merak

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        ai majtas i ka te gjitha tiparet mongole puro kinez...rraca autoktone turke.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje