Po grabisnin firmën e ndërtimit duke vjedhur karburant dhe pajisje, kapen në flagrancë 2 vëllezërit në Lushnjë

20 Gusht 2025, 13:06Kronika TEMA
Po grabisnin firmën e ndërtimit duke vjedhur karburant dhe pajisje,

Dy vëllezër janë kapur në flagrancë, teksa po tentonin të grabisnin një firmë ndërtimi gjatë orëve të natës dhe brenda kantierit të saj.

Burime zyrtare nga Policia e Lushnjës bënë me dije se në pranga ranë Gramoz Canka dhe Julian Canka, banues në këtë qytet.

“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen "18 Tetori", kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.

Është ndërhyrë menjëherë dhe u arrestuan autorët e dyshuar, G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër)”, tha policia vendore.

Mjetet që po vidhnin u bllokuan për veprime, kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier për hetime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje