I vuri zjarrin vendgrumbullimit të mbeturinave në Shoshaj dhe dogji sipërfaqe me bimësi, nën akuzë 14-vjeçari

20 Gusht 2025, 12:30Kronika TEMA
I vuri zjarrin vendgrumbullimit të mbeturinave në Shoshaj dhe dogji

Një i mitur i ka vëne zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve në fshatin Shoshaj të Matit, ku flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën sipërfaqe toke me shkurre.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe identifikimin pas hetimit të autorit të dyshuar, që është një 14-vjeçar, ndërsa po verifikohet nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo ngjarje aksidentale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, për një 14 vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Shoshaj, Mat, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre”, bëri me dije policia vendore.

Hetimet e mëtejshme për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Dibrës, që do zbardhi dinamikën dhe shkaqet.

 

1 Komente

  1. D
    Dogji plehrat!

    Ky që dogji plehrat do futet në burg, ai që djeg pyllin do bëhet hero.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje