U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë drejtuesi i motorit

20 Gusht 2025, 10:07Kronika TEMA
U përplas një ditë më parë në aksin Fier-Patos,

Gazment Gropa, 30-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga aksidenti me motor dje në aksin Fier-Patos, ka humbur jetën sot.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda.

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, më konkretisht drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Ky segment rrugor, veçanërisht gjatë muajve të verës, karakterizohet nga fluksi i lartë i mjeteve dhe aksidente të shpeshta.

Lini një Përgjigje