Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

9 Gusht 2025, 22:20Kronika TEMA
Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e bardha.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

1 Komente

  1. H
    Hajde merre vesh shqipon

    Nuk kalohet tek vijat e bardha se aty te perplasin makinat mos ju duket cudi ka raste qe e vertetojne jetojme ne rrezik ne cdo moment nuk jemi te sigurte te nxjerrin femijet ne rruge.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje