Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 24-vjeçari në Devoll! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje

9 Gusht 2025, 16:35Kronika TEMA
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 24-vjeçari në

Policia e Devollit ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Tren, ku i riu mbante gjithashtu pa leje një armë gjahu.

Denoncimi u bë nga vetë bashkëshortja, 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar nga shtetasi F. H., 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje

Dhunoi bashkëshorten në banesën e tyre në fshatin Tren, ku mbante pa leje një armë gjahu; kapet 24-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e gjahut dhe një gjerdan me disa fishekë të saj.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.

Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;

një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Lini një Përgjigje