Shpëtoi 3 persona nga aksidenti në Fier, vlerësohet inspektori nga Policia e Shtetit

9 Gusht 2025, 12:20Kronika TEMA
Shpëtoi 3 persona nga aksidenti në Fier, vlerësohet inspektori

Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua ditën e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

26-vjeçari Klajdi Mustaj, i cili ka vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, por 18 muaj pjesë e Policisë së Fierit, u gjend rastësisht pranë vendit të aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa një automjet kishte humbur kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Punonjësi i policisë ka nxituar drejt automjetit duke bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, për ti larguar në një zonë të sigurtë.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje për të shpëtuar të gjithë të lënduarit, polici 26-vjeçar pësoi lëndime në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, ditën e sotme Policia e Shtetit ka vlerësuar Inspektorin Klajdi Mustaj për aktin e guximit që shpëtoi tre qytetart e lënduar. Lidhur me këtë, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda i ka akorduar Mustajt Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se veprimi i Inspektorit Mustaj tregon angazhimin e Policisë së Shtetit për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve në momente emergjente

4 Komente

  1. X
    Xoni

    Bravo te qofte or djale !

    Përgjigjjuni
    1. A
      A

      E shikoni pra qe njerezit jane te mire e te devotshem kur sapo vijne ne pune. Pastaj i prish sistemi i ben si vetja. Fat qe polici kishte pak kohe dhe ishte i pa infektuar. Po te ishte nje tjeter do fillonte procedura dokumentat, patenten, gjobe etj. Nejse urime policit per gjestin e larte. Uroj te vazhdoj keshtu gjithe jeten.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zefi

        Bravo djali për të tillë njerëz ka vendin ynë....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Shperblejeni djalin .Ka bere me shume se detyren ka shpetuar njerez. Jepini 1 rroge shperblim Eshte i ri 26 vjec ,ka hyre si qorr te makina e permbysur, vetem i riu si veriu e ben pa u menduar dy here , E ka bere si njeri dhe jo si polic .Nuk ka menduar se jam polic e duhet ta bej E ka bere si njeri e keta jane te rralle

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje