U zbuluan nga droni duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohen dy persona në Himarë

15 Gusht 2025, 11:46Kronika TEMA
U zbuluan nga droni duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohen dy

Policia në Himarë ka zbuluar një parcelë, mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, ku ishin mbjellë 150 bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 2 persona si autorë të dyshuar për kultivimin e tyre.

Në kuadër të planit operacional policor antikanabis “Koordinata” u vunë në pranga shtetasit F. S., 62 vjeç dhe Ç. Xh., 47 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët, veprim i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me mjetet inteligjente dron.

Konkretisht, në përroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy shtetasit për këtë veprimtari kriminale.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

1 Komente

  1. k
    koktigani

    Fatmiri dhe Xhemali nga Himara u arestuan hahaha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje