Prej disa orësh e paralizuar/ Pala greke hap sportelin, nis lëvizja normale e mjeteve në Qafë Botë

3 Korrik 2025, 10:46Kronika TEMA
Prej disa orësh e paralizuar/ Pala greke hap sportelin, nis lëvizja

Ka marrë fund paralizimi prej disa orësh i qarkullit të automjeteve në Qafë Botë.

Tashmë ka nisur lëvizja normale e mjeteve, pas hapjes së sportelit nga pala greke.

Shkak u bë arrestimi i një doganieri grek në Pikën e Kalimit Kufitar në Mavromat. Nuk dihen ende arsyet e arrestimit të doganierit, ndërsa në zyrat e palës greke u vendos shiriti i policisë. Kalimi nga Greqia drejt Shqipërisë lejohej vetëm për këmbësorët, të cilët nuk kishin bagazhe, ndërsa dhjetëra qytetarë u kthyen mbrapsht.

Lini një Përgjigje