Privatizimi i pronave të ushtrisë, SPAK sekuestron bazën detare në Sarandë

11 Mars 2023, 13:10Kronika TEMA

Privatizimi i pronave të ushtrisë, SPAK sekuestron bazën detare

SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë.

Vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.  

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut.

Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen. 

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit.

Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.

5 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Xhacka bundren ne burg bashke me ate pacexhiun kollcalun

    Përgjigjjuni
    1. P
      Platoni

      Duhet te ruajm germadhat e komunizmit se ato kan me rendesi. Lejini more investimet qe te behet shqiperia destinacion turistik se e lat ket vend ne epoken e bronzit akoma.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi30

        Ky eshte lajm. Bravo Spak.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yzeir Allushi

          Jam një ish oficer i ushtrisë . Me leje ndërtimi , me të gjitha dokumentat përkatëse në një pronë të ushtisë në shkozet durrës ndërtova banesën e familjes time dhe jetuam aty mbi 20 vjet . Para 4 vjetësh Olta XHaçka me Valdrin pjetrin ky i fundit drejtor i pronave në Min. E Mrojtjes e shesin banesën familjes time si ndërtim i vitit 1970 . Kam mbi 3 vjet që kam nxjerë familjen nga banesa .

            Lini një Përgjigje