Po pastronte grilat e dritareve, 40-vjeçarja në Tiranë bie nga kati i 3-të i pallatit

11 Mars 2023, 11:33Kronika TEMA

Po pastronte grilat e dritareve, 40-vjeçarja në Tiranë bie nga

Një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit pasi po pastronte grilat e dritareve.

Policia njofton se rreth 09.20, në rrugën "Naci Nuci", duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, sh A. P., 40 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje